Hollanda mbështet integrimin e Shqipërisë


Hollanda mbështet integrimin e Shqipërisë

16:53 16/06/2021

Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE

Deputetët e Komisionit të Çështjeve Evropiane kërkuan nga qeveria hollandeze që edhe pas hapjes së negociatave me BE-ne të vazhdojë kontrollin e rreptë ndaj Shqipërisë.

Negociatat mund të çojnë në më shumë reforma. Jam në favor të planifikimit të konferencës së parë qeveritare të BE-së me Shqipërinë”, tha Kati Piri, deputete.

Sipas  deputetit Sjoerd Wiemer Sjoerdsma, “Qeveria shqiptare ka bërë përparim serioz. Dhe këto hapa tashmë duhet të shpërblehen”.

“Shqipëria bëri përparim të mirë sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian. Prandaj tani ne mbështesim pozicionin qeveritar që negociatat të hapen, u shpreh deputeti Mustafa Amhouch.

Ndërsa Ministrja e Jashtme Sigrid Agnes Maria Kaag tha se “Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës konferencë ndërqeveritare si njq nisje zyrtare e negociatave, njq trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe. Hollanda është pro një BE-je të fortë, ndaj edhe nga perspektiva gjeopolitike, Shqipëria e sheh veten se i përket BE-së”.

Sipas deputetëve hollandezë, Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pritet që Parlamenti hollandez në seancën plenare të së Enjtes të ndryshojë qëndrim lidhur me votën pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Klan News








Të ngjashme