Kryeministri në samitin e Holokaustit në Suedi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit, në Malmo të Suedisë. Gjatë diskutimit ai zbuloi të dhëna mbi strehimin e hebrenjve në Shqipëri.

Sipas tij kanë qenë 3750 qytetarë hebrenj që gjetën strehim pas Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar.  

“Një dokument e dorëzuam në Muzeun e Holokaustit sepse jemi krenarë për atë që bëmë gjatë luftës. Në kurrikulën e sistemit parauniversitar do mësohet për mbrojtjen e hebrenjeve nga shqiptaret”, tha Rama.

Më Tetor të 2020, Shqipëria iu bashkua 34 vendeve anëtare të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.  

Tv Klan