Modelja e Bodybuilding, Holta Pilz është shpallur fituese e vendit të tretë në kompeticionin botëror “Olimpia”.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Pilz tha se kompeticioni u zhvillua 6 ditë më parë në San Marino në Itali. Ajo tregoi se bën pjesë në kategorinë “Women Physique” është kategoria më e lartë për femra.

“Fitova vendin e tretë në kompeticionin botëror “Olimpia” në Bodybuilding që u mbajt në San Marino në Itali. Unë jam në kategorinë “Women Physique”, është kategoria më e lartë për femra. Vendin e parë në këtë kompeticion e mori Bosnja, vendin e dytë Italia dhe Shqipëria vendin e tretë. Në gara të tilla i vihet rëndësi edhe pamjes së jashtme. Unë falenderoj trajnerin tim që është kujdesur për mua gjatë gjithë kohës. Në kategorinë që u mbajt një vit më parë, unë dola në gjashtëshen më të mirë ku merrnin pjesë 62 femra nga e gjithë bota”,

tha Philz.

Gjatë emisionit ajo po ashtu i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në kampionatin e Shqipërisë që do të mbahet në Akademinë e Arteve më 6 Tetor.

“Më 6 Tetor, ditën e shtunë do të organizohet kampionati i Shqipërisë në Bodybilding. Kampionati mbahet në Akademinë e Arteve dhe i bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë. Gara fillon në orën 17:00, do të garojnë meshkuj dhe femra. Femrat që merren me këtë sport janë të pakta dhe nuk shfaqen”,

tha bodybuilderja.

/tvklan.al