Homazhet nesër në 12:00, miku i Adelës: E kam të pamundur të shkruaj për ty!

Homazhet nesër në 12:00, miku i Adelës: E kam të pamundur të shkruaj për ty!

16:44 29/10/2017

Një prej miqve më të ngushtë të gazetares Adelajda Xhamani, e cila u nda sot papritur nga jeta, njoftoi se 31-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e hënë në orën 12:00.

Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela, por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t'i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit...

”, shkroi në një postim në Instagram gazetari Eraldo Rexho.

 

Lajmi i ndarjes së saj të papritur nga jeta ka tronditur thellë jo vetëm të afërmit dhe familjarët, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur  gjatë “udhëtimit” të saj televiziv.

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu kujton kohën kur Adela ishte në “Dancing With the Stars”.

Heroina e një brezi që degjove zemrën, theve paragjykimet dhe kapërceve çdo barierrë për të qenë e lumtur, e palodhur dhe e pandalur në ngjitjen e shkallëve për një ëndërr dhe jetë më të mirë. Na bashkoi vallëzimi në Dancing With the Stars...ti do ta vazhdosh këtë vallëzim me engjëjt! Në qiell një tjetër yll do shkëlqejë sot, dhe ne do ta quajme Adela! Mendoj gjithmonë kështu për veten, për të gjithë ne, që jemi të vdekshëm mes të gjallëve, të gjithë një ditë do ta lemë këtë botë! Do kthehemi mbase në një yll ( nëse do jemi njerëz te mirë mes të gjallëve) për të lënë pas dritën tonë gjithmonë! Se di, por sot në kohën e instagramit dhe medias virtuale, teksa sapo hapa telefonin mu shfaq buzëqeshja jote kudo, artikuloj bindjen që c'kemi të mirë në zemër dhe mendje t'jua themi njerëzve kur jane gjallë, kur ata jetojnë...LAMTUMIRË!

”, shkruan Vejsiu në një postim në Instagram./tvklan.al

Të ngjashme
UKT