Princi Harry emërohet si shef i ndikimit në kompaninë “BetterUp” e fokusuar tek teknologjia

Muajin e kaluar princ Harry hoqi dorë nga titujt mbretërorë duke u larguar nga Pallati, një ngjarje që bëri jehonë jo vetëm në Britani, por mbarë botën.

Prej kohësh Harry dhe Meghan po jetojnë në Kaliforni, së bashku me djalin e tyre Arçi dhe së shpejti edhe me fëmijën e dytë.

Tashmë që nuk i përket më Pallatit Mbretëror, Harry ka nisur një punë të re. Lajmin e ka bëre të ditur vetë kompania “BetterUp”e cila është e fokusuar tek teknologjia. Ata kanë kanë zbuluar se Duka i Sussex do të shërbejë në pozicionin si shef i ndikimit.

Nga ana tjetër Harry është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie kështu do të të ndihmojë njerëzit për t’i kthyer dhimbjet në qëllim të mirë dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor.

Vetë Harry ka treguar se ka pasur shumë probleme me shëndetin mendor veçanërist pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshë Dianës. Temë që e diskutoi së bashku me partneren Meghan Markle, në intervistën përballë Oprah Winfrey, video që bëri xhiron e botës.

“Si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, Princ Harry do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor dhe potencialin njerëzor”, kanë thënë përfaqësues të kompanisë BetterUp.

Klan News