Victoria Beckham ka hedhur poshtë thashethemet për një ndarje të mundshme mes saj e David pasi hoqi tatuazhin me inicialet e tij. Në një postim në Instagram, ndjekësit vunë re se tatuazhi në kyçin e saj të dorës nuk shihej më.

48-vjeçarja tha se e hoqi tatuazhin për arsye “estetike”. “I kam patur për një kohë shumë të gjatë këto tatuazhe  dhe nuk ishin shumë delikatë. Kishin nisur të rridhnin pak dhe nuk dukeshin bukur”.

“Më ishte mërzitur pak ai tatuazh”, shtoi sipërmarrësja. “Kaq e thjeshtë është”.

Çifti është parë bashkë disa herë në Nju Jork. David gjithashtu ka tatuazhe dedikuar Victoria, ndër të cilët një në krahun e majtë ku ajo pozon me veshje intime./tvklan.al