Dashi-Nuk keni përse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për të. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë?

Demi-Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.

Binjakët-Dikush që do të njihni përmes shoqërisë sot, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë. Romanca është e mundur, por mund të jetë edhe një marrëdhënie profesionale që do t’ju sjellë përfitime.

Gaforrja-Nëse nuk ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët e kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se çfarë mendoni, përpara se të jetë shumë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se ke dyshime.

Luani-Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.

Virgjëresha-Mos e mundoni veten më shumë sa duhet sot. Mundësi dhe oportunitete ju presin përpara. Nëse nuk e mbaroni dot një detyrë pa u lodhur më shumë sa duhet, atëherë hiqni dorë dhe shpenzojeni energjinë për diçka më të mirë.

Peshorja-Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni. Fokusohuni tek ajo që shkon mirë, keni shumë gjëra për të ecur përpara.

Akrepi-Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë. Dhe kur të vijnë duke u ankuar, injorojini.

Shigjetari-Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni sot, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre. Nëse përpiqen ta kthejnë këshillën e tyre në urdhër, buzëqeshni dhe largohuni.

Bricjapi-Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Ujori-Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë. Ju më shumë se kushdo tjetër duhet ta dini shumë mirë sa e vështirë është të lini mënjanë atë që besoni e mendoni.

Peshqit-Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni. Mos u shqetësoni, ndryshimet do të jenë pozitive./tvklan.al