Dashi-Nuk mund të keni një të diel të qetë. Përgatituni për ndonjë “betejë”, apo për ndonjë diskutim të ashpër në punë dhe në familje. Nëse jeni beqarë do keni takime të shumta. Në planin financiar nuk parashikohet të keni probleme.

Demi-Sot do t’ju jepet mundësia që të analizoni projekte të ndryshme që do të tërheqin vëmendjen tuaj dhe do të jeni në dilemë kë duhet të zgjidhni. Vlera monetare duhet të vijë e para, megjithatë mos nënvlerësoni edhe faktorët e tjerë.

Binjakët-Jeni të shqetësuar dhe për diçka që në normalisht as që do të bënte pjesë në mendimet tuaja. Mos u shqetësoni, është diçka kalimtare që ndodh kryesisht për shkak të lodhjes së tepërt të ditëve të fundit.

Gaforrja-Qëndrimi juaj përballë parasë do të pësojë një transformim në ditët e ardhshme, e madje për mirë. Duhet të kuptoni se vlera juaj nuk matet me sa keni dhe sa fitoni, por nga mënyra si silleni dhe i trajtoni të tjerët.

Luani-Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.

Virgjëresha-Entuziazmi që ju dhuron Hëna dhe Jupiteri ju ndihmon të bëni projekte dhe të organizoni nisma profesionale. Do të dini si t’i çoni para gjërat me pjekuri. Edhe në dashuri jetoje lidhjen tuaj me partnerin në mënyrë të hapur, duke dëgjuar vetëm zemrën. Kujdes me financat.

Peshorja-Disa të papritura mund të dalin rrugës dhe do të tentojnë t’ju prishin planet. Mos i kushtoni rëndësi e do të shihni që ndikimi do të jetë minimal. Në mbrëmje do të kaloni një darkë tepër interesante, të rrethuar nga njerëz të rinj.

Akrepi-Planetet paralajmërojnë se ju presin më shumë situata nga sa duken me sy të lirë. Ndaj qëndroni vigjilentë dhe sigurohuni që ata me të cilët punoni dhe bashkëpunoni të mos pasurohen në kurrizin tuaj. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është që të siguroheni se jeni në dijeni të të gjitha fakteve.

Shigjetari-Kjo është një prej ditëve më të rëndësishme të vitit për ju dhe nëse do të keni guximin për të ndjekur ëndrrën tuaj, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrini. Fjala “nuk mundeni” duhet të hiqet tërësisht nga fjalori juaj.

Bricjapi-Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Ujori-Fati juaj do të ndryshojë për mirë kur Venusi, planeti i vlerave emocionale dhe materiale, të zhvendoset në shenjat e ajrit më datë 6. Gjatë kësaj kohe bëni mirë që të tregoheni të kujdesur dhe t’i merrni gjërat me qetësi.

Peshqit-Rutina juaj e përditshme do të prishet sot ose nesër. Edhe pse në afatin e shkurtër do ta gjeni shqetësuese, në afatin e gjatë do të kuptoni se gjithçka është në favorin tuaj. Të gjitha ndryshimet janë të mira nga një perspektivë. /tvklan.al