Dashi – Do të jetë një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Do të keni mundësi që të nxirrni në pah rëndësinë tuaj në vendin e punës.

Demi – Sot ka shumë gjëra që ju duken të paqarta. Si rezultat i kësaj, këshilloheni të mos merrni vendime të rëndësishme. Sa i përket aspektit sentimental, sot mund të takoni një person i cili me kalimin e kohës mund t’ju duket interesant.

Binjakët – Sfera sentimentale do të jetë më mirë se çdo gjë tjetër. Në punë dhe në çështjet financiare, do të hasni në disa probleme, të cilat do të duan pak kohë që të zgjidhjen. Kështu që më mirë gjeni mbështetje te dashuria.

Gaforrja – Vijon një periudhë ankthi dhe nervozizmi, e cila zgjat prej disa kohësh. Do të ndjeni një lodhje fizike dhe psikologjike, e cila nuk do ju lërë të qetë.

Luani – Parashikohet një ditë pozitive, ku efekti i favorshëm i yjeve nuk do të mungojë, ndaj përfitoni për të guxuar si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Virgjëresha– Plagët e së kaluarës duhet t’i lini pas, si në fushën e ndjenjave ashtu dhe në aspektin financiar. Përfitoni nga kjo periudhë mjaft e favorshme për të vendosur ekuilibrin në çështjet ekonomike.

Peshorja– Kjo e mërkurë është një ditë shumë më e mirë në raport me fillimin e javës. Do të ndiheni më mirë dhe do të arrini që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar.

Akrepi– Parashikohet një ditë nën ritmin e duhur, ku duhet të tregoni më shumë kujdes në raportet ndërpersonale, si atyre shoqërore edhe në dashuri.

Shigjetari– Parashikohen të reja të rëndësishme, të cilat duhen mirëpritur. Kjo gjë vlen si në sferën profesionale, edhe në atë sentimentale. Ky është momenti i duhur për të marrë një vendim.

Bricjapi– Nuk mund të thuhet se po jetoni momentin më të mirë në jetën tuaj. Kjo pasi u jeni nënshtruar një sërë provave. Duhet të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori– Ju nuk mund ta kuptoni, por fjalët tuaja mund t’i bëjnë njerëzit të lëvizin, sidomos tani kur universi ju jep një kombinim unik të pasionit, inteligjencës dhe elokuencës. Ju nuk mund të jeni ende të kënaqur me fuqinë që keni, por duhet patjetër ta vini atë zbatim.

Peshqit– Do të jetë një fillim muaji shumë pozitiv në të gjitha drejtimet. Kjo gjë vlen si për sferën sentimentale edhe për atë profesionale dhe financiare.

/tvklan.al