Dashi-Mos i merrni shumë seriozisht gjërat në marrëdhëniet personale. Puna ka qenë stresuese dhe juve ju duhet shumë suport moral. Në vend që të prisni që të dashurit tuaj të heqin barrën tuaj, gjeni një mënyrë për t’i ndihmuar ata.

Demi-Gjithmonë jeni përpjekur të tregoni të vërtetën dhe vendosmëria për ti çuar gjërat deri në fund shpeshherë ju ka “penalizuar”. Sot përpiquni të jeni pak më diplomatë dhe ti thoni gjerat me takt.

Binjakët-Ana kritike që ju karakterizon do të jetë shumë e dukshme sot, por duhet të jeni të sigurt që përpara se të hapni gojën, të jeni 100 përqind të sigurt se është e vërtetë. Nëse është e kundërta rrezikoni që gjithçka t’ju kthehet mbrapsht si mos më keq.

Gaforrja-Planifikoni kohë me familjen. Pavarësisht se sa të zënë jeni është koha për të vendosur pak balancë. Do të njihni një person të ri.

Luani-Të pretendoni se e keni nën kontroll një çështje të caktuar, do t’ju shkaktojë siklet. Nëse nuk keni thellësi të mjaftueshme, pranojeni. Dikush i aftë, do të mbushë hapësirat e boshllëqeve tuaja.

Virgjëresha-Ju nuk duhet të uleni dhe të prisni që jeta të vijë te ju. Dilni të përballeni me botën dhe bëni që gjërat të ndodhin ashtu siç ju dëshironi. Hëna e plotë është afër dhe do të sjellë dyshime, por ju duhet t’i injoroni.

Peshorja-Jo të gjithë do të bien dakord me atë çka do të vendosni për të bërë sot, por kjo nuk duhet në asnjë mënyrë t’ju zmbrapsur. Ndonjëherë mund të tregoheni disi të pavendosur, por tani ka ardhur koha të shkoni në ekstremin tjetër dhe të tregoheni kokëfortë.

Akrepi-Është ditë e veçantë për të kaluar kohë me prindërit. Nëse kohët e fundit keni qenë të zënë, sot është momenti për t’i telefonuar dhe për t’u organizuar. Ky takim do të ndikojë pozitivisht ndaj stresit. Nëse jeni beqarë, do të njihni një njeri special përmes prindërve.

Shigjetari-Mos u kërkoni miqve ndere të veçanta. Nevojat duhet t’i përmbushni me meritën tuaj. Të ndërmerrni një sport ose hobi të ri kushton. Mund t’u merrni hua miqve disa pajisje derisa të mblidhni para. Kini durim!

Bricjapi-Diçka e mirë do të ndodhë, por juve mund të mos ju duket shumë e mirë fillimisht. Megjithatë çfarëdo që të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme jeni të këshilluar ta pranoni atë dhe të shihni anën e mirë të saj. Mundohuni të jeni pak më fleksibël.

Ujori-Përgjatë 24 orëve të ardhshme do ta keni shumë të vështirë që t’i mbani për vete mendimet. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos i nxirrni të gjitha letrat mbi tavolinë. Sa më pak të thoni tani, aq më pak dëme do të keni më vonë.

Peshqit-Keni zhvilluar një ndjenjë të fortë arritje. Do t’ju duhet të përfundoni disa punë që i takojnë familjes. Do të dështoni të kuptoni veprimet e partnerit/es. Mos i nxitoni gjërat. Merrini me ngadalë dhe do të shikoni që situatat do të zgjidhen vetë./tvklan.al