Dashi- Nuk do të mungojnë idetë e reja dhe energjia e duhur për t’i zbatuar projektet tuaja. Do të keni mbështetjen e një miku të ngushtë në çështjen e parave. Sa i përket dashurisë, mund të bëni një lidhje të re.

Demi- Keni nevojë për më shumë frymëzim në jetën profesionale. Duket se ju mungon dëshira për punë. Mos fajësoni veten, se kjo është një gjendje normale. Jepini jetës suaj më shumë ngjyra.

Binjakët- Nis një periudhë mjaft intensive për realizimin e gjithë objektivave tuaj profesional. Do të dini të tregoheni aktivë, por mundohuni që të mos lini pas dore shëndetin, i cili parashikohet të jetë delikat.

Gaforrja- Do të keni mundësi shumë të mira për të arritur të përmirësoni disa nga projektet tuaja dhe duhet të ndiheni gati që të shfaqeni më shumë bashkëpunues me kolegët tuaj. Në dashuri keqkuptimet mund të zgjidhen nëse i jepni prioritet dialogut.

Luani- Parashikohet një ditë e mbushur plotë me të papritura, sidomos në sferën e ndjenjave. Ka shumë mundësi që të zyrtarizoni një histori dashurie, por duhet të jeni më kurajoz. Bashkëpunimet e reja janë mjaft të favorshme.

Virgjëresha– Do të merrni lajme të mira nga një investim që keni kryer disa vite më parë. Edhe pse i kishit humbur shpresat, aspekti planetar do jetë pozitiv për ju. Në dashuri gjërat nuk do ecin shumë mirë sot.

Peshorja- Do të ndjeni se gjërat nuk po shkojnë sipas planit. Kjo periudhë do të jetë kalimtare, sepse shumë shpejt suksesi do të jetë në anën tuaj. Ditë jo shumë e konsoliduar sa u përket financave.

Akrepi- Ka disa konflikte në dashuri dhe në familje, të cilat do ju tensionojnë. Megjithatë duke qenë nga natyra shumë agresiv, duhet të mundoheni të mbani nën kontroll emocionet.

Shigjetari- Shmangni debatet dhe tensionet të cilat mund të rezultojnë të dëmshme për çështjet tuaja profesionale. Mundohuni të jeni më të ekuilibruar në menaxhimin e emocioneve tuaja, pasi luhatjet e humorit të shkaktuara prej stresit të madh në punë, mund të shkaktojnë debate në çift.

Bricjapi– Do të tregoni shumë kujdes në punën tuaj dhe për këtë arsye do të jeni pikë referimi për kolegët. Të qenit ndihmë për të tjerët do ju bëjë të ndiheni mirë. Këshillohet që të shmangni rreziqet e kota në punë.

Ujori- Një fillim i ri duket shumë pranë. Ky fillim i ri mund të jetë në punë, në një biznes apo dashuri. Një propozim për punë duhet ta vlerësoni me shumë kujdes, sepse mund të rezultojë një dështim.

Peshqit– Aktualisht ndiheni i pakënaqur me rezultatet në punë. Mos hiqni dorë, sepse sot yjet ju favorizojnë. Në aspektin e dashurisë gjithashtu gjërat mund të ecin mjaft mirë për ju. Një njohje e re mund t’ju gëzojë maksimalisht.

/tvklan.al