Dashi – Jeta në çift do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar që sot do ia shprehni më shumë ndjenjat atij që keni në krah dhe e ardhmja pritet të jetë më e ndritur. Në planin financiar do jeni më të qetë falë një shumë që keni marrë kohët e fundit.

Demi – Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do flisni me lirshëm për gjithçka që iu mundon dhe do i zgjidhni brengat. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë, kështu që duhet të mos shpenzoni pa kufij.

Binjakët – Edhe pse marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë, nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Tregohuni pak më të duruar nëse doni që gjithçka të shkojë për së mbari. Në planin financiar ka mundësi t’iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur më parë.

Gaforrja – Jeta në çift do jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Do ruani një komunikim të mirë me partnerin dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini të rregulloni problemet që iu kishin dalë më herët.

Luani – Ditë shumë e bukur kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Do qëndroni më shumë kohe pranë atij që dashuroni dhe do i sqaroni përfundimisht të gjitha dilemat që keni pasur. Financat do jenë të qëndrueshme kështu që mund të bëni investimet e duhura pa pasur asnjë rrezik.

Virgjëresha – Flisni me takt dhe diplomaci gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse përndryshe do keni debate të shumta. Tregohuni edhe pak me të kuptueshëm. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Përfitoni për të larë borxhet që keni pasur.

Peshorja – Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri sot. Nuk do i mbani aspak mëri partnerit për ndonjë kritike qe do iu beje sepse do e kuptoni qe ai ka te drejte. Në planin financiar do e përmirësoni situatën falë një shpërblimi që do merrni nga puna.

Akrepi – Nëse kohët e fundit marrëdhënia mes jush dhe partnerit ishte ftohur duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta përmirësuar. Mos i lini gjerat pas dore sepse situata edhe mund të ndërlikohet. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Shigjetari – Ka rrezik që rutina ta pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur ambientit në çift pa menduar se kjo mund të jetë shkatërruese për ju. Me financat do keni disa probleme të vogla të cilat mund t’i zgjidhni nëse tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi – Bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift. Do filloni të thurni edhe projekte të rëndësishme për një te ardhme të ndritur bashkë. Në planin financiar nuk duhet të alarmoheni me problemin më të vogël. Me maturi mund të zgjidhni gjithçka.

Ujori – Do jeni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar në çift. Zënkat me partnerin do jenë shumë të shpeshta. Në planin financiar tregohuni më realiste dhe mos shpenzoni shuma të mëdha kur e dini që situata nuk është aq e favorshme.

Peshqit – Nëse ende jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Si ju ashtu edhe ai/ajo që keni në krah do i kushtoni vëmendjen dhe përkushtimin e duhur njëri-tjetrit. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme qe do e përmirësojnë situatën.

/tvklan.al