Dashi – Do të tregoheni të padrejtë me partnerin tuaj gjatë ditës së sotme dhe debatet në çift do të jenë të pashmangshme. Në planin ekonomik do të përballeni me vështirësi. Merrni masa strikte.

Demi – Ata që janë në një lidhje do të marrin vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite. Në planin financiar, problemet do të fillojnë të zgjidhen dhe do të jeni më të qetë.

Binjakët – Ata që janë në një lidhje do të fillojnë të flasin hapur me partnerin dhe do të zgjidhin disa probleme të vogla që kanë pasur. Sa u përket financave, duhet të mendoheni mirë para se të bëni veprime.

Gaforrja – Do të kaloni momente të lumtura me personin që dashuroni. Në planin financiar, duhet të shpenzoni me kujdes për të shmangur më pas situatat problematike.

Luani – Yjet do të influencojnë pozitivisht dashurinë në çift gjatë ditës së sotme. Do të ndiheni mirë me partneren/in dhe do i kushtoni më tepër rëndësi jetës intime. Në aspektin financiar do të keni mbështetjen jo vetëm të yjeve, por edhe të disa të afërmve. Nuk pritet as problemi më i vogël.

Virgjëresha – Duhet të hidhni ju hapat e parë sot drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe debateve në çift. Në planin financiar situata do të jetë mjaft e qetë.

Peshorja – Dita do të fillojë me debate sot për çiftet, por me kalimin e orëve situata do përmirësohet. Fatmirësisht partneri do tolerojë më tepër dhe do hapë rrugë. Do të shpenzoni për ato që ju nevojiten dhe situata do jetë sërish e qëndrueshme.

Akrepi – Gjatë kësaj dite marrëdhënia në çift do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin sepse çdo fjalë tuajën ai do e marrë për keq. Në planin financiar do jetë koha e duhur për të organizuar të ardhurat.

Shigjetari – Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni me humor të mirë dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin. Në planin financiar do keni disa përmirësime te vogla. Megjithatë këto do ju ndihmojnë të kryeni ndonjë shpenzim të domosdoshëm.

Bricjapi – Edhe pse jeni në një lidhje, do tundoheni jashtë mase sot nga një person që sapo do takoni dhe ka rrezik të tradhtoni partnerin. Shumë shpejt do e kuptoni gabimin. Financat fatmirësisht do të jenë më të mira se disa ditë më parë.

Ujori – Sot ka rrezik të kaloni një krizë në jetën tuaj në çift. Do debatoni që në mëngjes dhe atmosfera nuk do qetësohet deri në sekondën e fundit. Në planin financiar nuk rekomandohen shpenzime të pamenduara nëse nuk doni të mbeteni pa para një ditë.

Peshqit – Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe debatet do jenë të pafundme. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të bëhet më e qëndrueshme.

/tvklan.al