Dashi-Të gjithë kërkojnë vëmendjen e duhur në marrëdhënien në çift. Me energjinë e ditës së sotme do të arrini ta kuptoni këtë. Eksploroni mënyrat se si mund të rrisni pasionin mes jush.

Demi-Do të keni ndërveprime interesante me personin e zemrës. Një prej jush do të mundohet që të shprehë ato gjëra që iu kanë munduar gjatë gjithë kësaj kohe. Duhet që të shpreheni me njëri-tjetrin.

Binjakët-Dashuria, romanticiteti dhe lidhjet nuk do të ishin të njëjtat nëse do të kuptoheshin lehtë. Fakti që janë konfuze, hera-herës i bën subjekt kaq të rëndësishëm për njerëzit. Ditën e sotme do të lehtësoheni nga një gjë e rëndë që mbanit mbi supe.

Gaforrja-Disa njerëz kërkojnë shumë nga një marrëdhënie. Sot duhet që të mos shfaqeni. Mos thoni se si ndiheni. E vërteta ka për të qenë më e mirë. Edhe partneri do të kuptojë se çfarë partneri ka përballë.

Luani-Mund të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni një libër. Duhet që të shkoni më vonë në një vend që ju inspiron. Në këto lloj ambientesh do të gjeni personin e zemrës.

Virgjëresha-Lidhja juaj ka nevojë për drejtim të ri. Këtë do ta kuptoni me kalimin e kohës dhe me njerëzit që njihni ditë pas dite.

Peshorja-Ndonjëherë në jetë edhe pse përpiqeni aq shumë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Aktualisht keni nevojë për disa shtytje nga një dimension më i lartë që të rikrijoni pasionin në çift.

Akrepi-Sa herë në ditë ia thoni personit të zemrës se si ndiheni për të? Duhet të gjeni një mënyrë të re për të krijuar romancë. Shikoni për diçka që përmban pak verë, poezi, natë vere, plazh i bukur dhe qielli blu.

Shigjetari-Do të ndiheni më shumë pasionantë se zakonisht. Sigurohuni që të qëndroni me këmbë në tokë.

Bricjapi-Nuk do të keni energjinë e zakonshme në lidhjen në çift. Mos shkoni pas krenarisë, por mendoni edhe për partnerin/en. Shikojini gjërat me sytë e tij/saj.

Ujori-Lidhjes në çift i ka humbur shkëlqimi. Duhet të kuptoni se vjen një moment kur gjërat vihen në gjumë. Duhet të krijoni gjërat e duhura për të rritur pasionin mes të dyve.

Peshqit-Duhet që të kuptoni dallimin mes pasionit dhe romancës. Ka shumë diferencë. Në lidhjen aktuale, duket sikur njëri pengon tjetrin. Megjithatë duhet që të gjeni çelësin që shkyç të gjitha diferencimet mes jush dhe partnerit/es./tvklan.al