Dashi- Sot do të ndiheni i lodhur dhe do të keni një problem shëndetësor. Gjendja shëndetësore do të ndikojë negativisht në punën tuaj dhe harmoninë familjare. Kujdes me shpenzimet që do të bëni sot, pasi mund të rrezikoni shumë.

Demi- Gjithë ditën do e kaloni duke punuar dhe do harroni miqtë dhe familjarët. Për sa i përket çështjeve financiar, gjithçka do jetë në favorin tuaj dhe mund të shpenzoni të qetë. Të dashuruarit do marrin një surprizë.

Binjakët- Një ditë pozitive do të jetë kjo e diel për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do marrë fund. Kujdes me vendimet që merrni sepse mund ta pësoni keq.

Gaforrja- Një problem shëndetësor do u shqetësoje gjatë gjithë ditës. Do jeni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për punë. Nuk do keni fare durim për asgjë dhe do mbylleni në shtëpi të rrini vetëm. Të dashuruarit të kenë kujdes.

Luani- Një ditë shumë e keqe do jetë kjo e diel për ju. Do jeni gjatë gjithë kohës i shqetësuar dhe do dalin probleme papritur. Kujdes me shpenzimet, pasi mund të rrezikoni shumë. Nëse do u duhet që të merrni një vendim të rëndësishëm, shmangeni atë.

Virgjëresha- Sot do të jeni të lumtur. Planet tuaja do shkojnë sipas parashikimeve dhe do e shihni veten me disa para më tepër. Do të kryeni një udhëtim dhe do të kënaqeni shumë. Problemet në familje do të zgjidhen.

Peshorja- Për sa i përket çështjeve financiare, gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Ju do të arrini që të merrni disa fitime nga investimet e kryera më herët. Të dashuruarit këshillohen të jenë të sjellshëm në bisedën me partnerin, përndryshe, mund të ketë disa konflikte mes tyre.

Akrepi- Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do të jenë të lumtur dhe do të kalojnë momente të bukura. Do të jeni energjik dhe planet për projektin tuaj të ri do të shkojnë shumë mirë. Një surprizë të bukur ka për beqarët.

Shigjetari- Do të zhgënjeheni. Kujdes me diskutimet që do të bëni sot. Nëse tregoni arrogant, mund të shkaktoni shumë probleme dhe rrezikoni që të mbeteni pa punë. Edhe të dashuruarit të kenë kujdes me diskutimet që do të bëjnë me partnerin.

Bricjapi- Një ditë e bukur parashikohet kjo e diel për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Ju do të arrini që të merrni disa fitime nga investime të kryera më parë. Problemet që keni pasur në familje do të marrin fund.

Ujori- Sot do të jeni të lumtur. Gjithë ditën do jeni të zënë me punë, por në fund do të shpërbleheni për lodhjen tuaj. Një lajm të mirë do të merrni nga puna, pasi do ngriheni në detyrë. Kujdes me vendimin që do të merrni.

Peshqit- Pas një ditë të lodhshme, sot gjithçka do ta keni ju nën kontroll. Do të rinisni punët që i kishit lënë në mes dhe do merrni një shpërblim. Në biznes gjëra do shkojnë mirë dhe do arrini te keni fitime të mëdha./tvklan.al