Dashi-Mundësia, nga e cila prisnit të përfitonit në disa aspekte, do t’ju zhgënjejë pasi nuk do të ndodhë direkt. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë asgjë. Në sipërfaqe gjërat duken të qeta, por gjërat gradualisht po punojnë në një nivel tjetër.

Demi-Keni një arsye që të ndiheni të irrituar me partnerin/en. Keni fshehur prej kohësh disa çështje sepse shqetësoheni për reagimin që mund të keni. Nuk është nevoja të jeni të inatosur. Gjeni një zgjidhje në vend që të fajësoni.

Binjakët-Situata aktuale do të bëjë që të keni një diskutim me personin e zemrës. Rreziku i vetëm është që mund të nxehen gjakrat me një çështje familjare. Duhet që të qëndroni të qetë dhe të zgjidhni me kujdes fjalët që do të thoni.

Gaforrja-Do të shtireni sikur nuk dini asgjë. Por me këtë situatë veçse po gënjeni veten për të rikrijuar një marrëdhënie të re pozitive. Duhet të keni parasysh që një lidhje ka nevojë edhe për debate që të ketë rezultate.

Luani-Do të shpërtheni ndaj partnerit/es për shkak të një çështje të caktuar. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të përballuar situata  të tilla. Nëse jeni xhelozë, atëherë krijimi i këtyre skenave do ta bëjë më keq situatën. Duhet të mos mendoni shumë thellë për momentin.

Virgjëresha-Do të mundoheni të dukeni shumë të zënë pasi nuk doni të mendoni për gjendjen aktuale të jetës dashurore. Përpara se të veproni kështu është më mirë që të bëni diçka pozitive që të merrni prodhimin e duhur falë veprimeve.

Peshorja-Nëse jeni në një lidhje, atëherë mund të ketë disa mosmarrëveshje në çift për ato që ndjeni. Problemi është tek mendimi që keni se aktualisht nuk keni energji të mjaftueshme. Duhet që të shikoni pasojat e veprimeve në plan afatgjatë dhe të fokusoheni për zgjidhjen e problemeve.

Akrepi-Nëse keni shmangur një çështje të caktuar që lidhet me parimet që keni, atëherë duhet të bëni një bisedë për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë. Ky problem po ju shkakton probleme. Ideja më e mirë është zgjidhja.

Shigjetari-“Mos premtoni nëse nuk e realizoni”. Është kjo motoja që duhet t’ju shoqërojë në këto momente. Yjet ju inkurajojnë që të shkoni në maja për të tërhequr vëmendjen e një personi. Në fakt, duhet vetëm që të jeni vetvetja.

Bricjapi-Do të bëni një budallallëk sa i përket jetës romantike. Mos iu nënshtro instinkteve të verbra. Duhet të mendoni. Përndryshe do të duhet kohë që të rifitoni besueshmërinë.

Ujori-Mos tentoni të bëni dikë të besojë se ju jeni dikush tjetër. Yjet parashikojnë që të tregoni disa histori të ndryshme, madje të pretendoni që keni kaluar disa eksperiencë që në të vërtetë nuk është se i keni bërë. Nëse doni të impresiononi personin përballë duhet që të jenë vetvetja.

Peshqit-Yjet do ju japin mundësinë që të gjeni burimin e energjisë që ju mungonte. Duhet që t’ia shprehni ndjenjat një personi që për ju është i veçantë. Tregohuni guximtarë./tvklan.al