Dashi-Fati i mirë në çështjet financiare po vjen dhe nëse kjo nuk ndodh, do të jetë vetëm për shkak të mendimeve negative që keni. Mendoni vetëm gjëra pozitive sot dhe përgjatë fundjavës për të parë diferencën.

Demi-Më vonë gjatë vitit do të ktheni kokën pas dhe do të mrekulloheni kur të shihni se çfarë keni bërë në Maj. Megjithatë dielli nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në shenjën tuaj, ndaj mos qëndroni duarkryq dhe bëjini gjëra realitet.

Binjakët-Të tjerëve mund t’ju duket sikur nuk po bëni mjaftueshëm sot, por nën sipërfaqe po bëni plane dhe po e përgatisni veten për sfida dhe mundësitë që do t’ju dalin para. Përgatitjet janë të domosdoshme.

Gaforrja-Sado e vështirë të jetë pengesa që keni përballë këto kohë, nuk jeni vetëm. Jeni të rrethuar nga miq e të afërm që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë në çdo hap. Arsyeja përse ju vlerësojnë kaq shumë, është vlerësimi që keni pasur gjithmonë për ta.

Luani-Mos qëndroni duarkryq duke pritur që gjërat e mira të ndodhin vetë. Shijojeni jetën sa më shumë të jetë e mundur dhe mbani gjithnjë në mendje që e vetmja gjë që mund t’ju limitojë është mendja juaj.

Virgjëresha-Shumë gjëra po ndodhin momentalisht në jetën tuaj, aq sa po mendoni se ndoshta po e lodhni veten më shumë sa duhet. Megjithatë mos u shqetësoni, do t’ia dilni mbanë. Vetëm kini parasysh që do të jetë më e lehtë nëse disa detyra të vogla ia delegoni dikujt tjetri.

Peshorja-Nëse mendoni gjëra të lumtura, do të jeni të lumtur. Nëse mendoni gjëra të trishtueshme, do të ndiheni të trishtuar. E dini mirë që mënyra sesi mendoni dhe sa shumë e mendoni diçka ndikon në perceptimin që keni për botën dhe gjendjen tuaj shpirtërore.

Akrepi-Tregohuni të mirë me njerëzit sot, edhe me ata, sjellja e të cilëve mund të mos jetë aspak pozitive. Mund të mos e keni në dorë çfarë mendojnë të tjerët për ju, por mund kontrolloni si të reagoni ndaj tyre. Momentalisht është më mirë që të mos reagoni aspak.

Shigjetari-Nëse një mik ju kërkon sot që të bëni diçka për të cilën nuk jeni dakord, duhet të gjeni forcën për ta refuzuar. Edhe nëse kjo mund të krijojë barriera në marrëdhënien tuaj, është gjëja e duhur për t’u bërë. Do të shihni se disa kohë më vonë do ta kuptojnë edhe ata.

Bricjapi-Besoni se gjithçka është e mundur dhe bëni gjithçka për të arritur synimet që keni. Dielli do të jetë në zonën më dinamike të shenjës tuaj deri më datë 21, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë këtë periudhë.

Ujori-Disa njerëz mund të mendojnë se po tregoheni më të kujdesshëm sa duhet, por ka një arsye përse nuk po veproni. Vjen për shkak të ndjesisë që keni se diçka e madhe do të ndodhë dhe momentalisht nuk doni që të përkushtoheni më shumë sa duhet.

Peshqit-Ekziston rreziku që të bini dakord me një imazh tuajin që pretendojnë të tjerët, duke rrezikuar kështu që të mos jeni vetvetja. Mos e bëni. Askush nuk është perfekt, as ju./

tvklan.al