Dashi- Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur.

Demi- Duket se fati do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental.

Binjakët- Qielli juaj sot pritet të jetë i pastër, duke premtuar një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin.

Gaforrja- Duke pasur parasysh situatën yjore, të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.

Luani- Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë të favorizuar yjet, por mjafton një Hënë “kapriçioze” për t’ju prishur planet. Të hidhet apo jo hapi vendimtar, kjo është çështja për ju.

Virgjëresha- Sa e vështirë dhe e mundimshme sot të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj.

Peshorja- Për të rikthyer harmoninë dhe stabilitetin në dashuri, keni nevojë për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull nga e kaluara. Role të reja do ju lejojnë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës.

Akrepi- Përfshirja në eksperienca të reja do të jetë prioriteti juaj absolut, sidomos nëse ndiheni gati për t’u rikthyer në lojë për projektet profesionale. Në sferën e ndjenjave, kjo e shtunë do të sjellë përgjigje të rëndësishme.

Shigjetari– Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmëritë tuaja lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet t’i çoni deri në fund. Në fushën e ndjenjave, një shkëndijë e papritur do ju bëjë euforik.

Bricjapi – Më në fund do të keni një ditë të lirë për të kaluar më shumë kohë me familjen, me miqtë apo partnerin/en. Duhet të pushoni më shumë, pasi ju presin projekte të rëndësishme.

Ujori- Kjo e shtunë do të sjellë mundësi të mëdha për të marrë në dorë disa projekte të lëna pezull prej kohësh, për të nxjerrë anët më të mira të tyre.

Peshqit- Disa punë në grup do të kenë nevojë për më shumë bashkëpunim. Gjetja e kompromiseve të vlefshme do ju lejojë që të gjeni zgjedhje interesante. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj. /tvklan.al