Horoskopi 10 Qershor 2021




Horoskopi 10 Qershor 2021

08:33 10/06/2021

Dashi- Në planin e punës pritet që të jetë një ditë e mirë, por duhet të bëni kujdes në raportet ndërpersonale, pasi është Hëna që bën të jeni shumë nervozë.

Demi- Sot do të hasni në kundërshtime dhe kërcënime, veçanërisht në lidhje me emocionet. Një qëndrim agresiv mund të jetë duke ju bërë që të ndiheni inferiorë.

Binjakët- Sot do të ndiqni projekte të reja dhe koha më e mirë për të provuar se mund t’ja dilni mbanë. Do të keni energji të mëdha dhe do të filloni të punoni për gjërat që doni të cilat ende nuk i keni arritur.

Gaforrja- Do të keni mbështetjen e Mërkurit pozitiv, i cili do të ketë një efekt të menjëhershëm në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Nuk do të mungojnë momentet e bukura në dashuri.

Luani- Mos merrni vendime të nxituara, veçanërisht në zona të panjohura. Intuita e zakonshme e shkëlqyer e juaja, do të dështojë sot, veçanërisht lidhur me shpenzimet, blerjet apo shkëmbimet me vlerë.

Virgjëresha- Sot do të bëheni më të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini pre e disa mashtrimeve. Ka shumë mundësi që të bëni një mik të ri si në jetën reale edhe në atë online.

Peshorja- Nuk do të jetë një ditë dhe aq e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni të shqetësuar në lidhje me disa fenomene dhe do të jeni të paduruar. Mundohuni të keni më shumë durim. Një mendje e qetë është më efektive dhe produktive se sa kur jeni i stresuar.

Akrepi- Sot do të jeni në dilemë për gjërat që dëshironi. Një pjesë e juaja ju thotë që të luftoni për të arritur synimet, ndërsa gjysma tjetër ju thotë të kundërtën. Por ajo që është e rëndësishme është që të mos nxitoheni në veprimet që do të ndërmerrni.

Shigjetari- Duket se kuadri yjor po kthjellohet dhe kjo do të shërbejë për të rikuperuar si gjendjen psikofizike, ashtu edhe humorin tuaj karakteristik. Shenja të qarta dashurie vijnë nga Afërdita.

Bricjapi- Dita e sotme do të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por njëkohësisht edhe kënaqësi kur rezultatet janë mëse pozitive!

Ujori- Partneriteti juaj do të lëvizë drejt një niveli të ri, por sot ju nuk do të jeni në gjendje që t’i përkushtoheni. Disa detaje do të kërkojnë vëmendjen tuaj, e cila do të kalojë mbi disa rregulla bazë.

Peshqit- Do të jeni shumë bujarë gjatë ditës së sotme. Do të ndjeni nevojën për të bërë të buzëqeshin edhe njerëzit që ju rrethojnë. Sjellja juaj rrezatuese do të vlerësohet. /tvklan.al





Të ngjashme