Dashi– Gjatë gjithë ditës do të keni shoqëri, por në mbrëmje mund të shijoni disa çaste vetëm. Duhet të ruani gjithmonë intimitetin dhe të keni lirinë tuaj.

Demi– Propozimiet tuaja do të shuajnë dyshimet që keni tek vetja. Shmangni diskutimet pasi mund të provokojnë një reagim emocional tuajin dhe do ndryshojë vendin që keni në shoqëri.

Binjakët– Do lëvizni drejt një faze të re për marrëdhënien tuaj me paratë, theksi në jetën tuaj do jetë mënyra se si t[i shpenzoni ato. Po planifikoni disa shpenzime dhe kujdes kur merrni hua.

Gaforrja– Duhet që të mos humbni durimin dhe të mos u hapni rrugë pasioneve tuaja negative. Duhet që të flisni me njerëzit e të fitoni nga ta, mund të krijoni dhe lidhje emocionale.

Luani-  Dita e sotme do të jetë e mbushur me ëndrra dhe tek ju do të lulëzojë një fantazi e plotë. Ju do keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe jeni i fokusuar tek moda.

Virgjëresha- Dita juaj do jetë shumë e ngarkuar dhe gjithë kohës do jeni të zënë. Por dhe pse do keni një ngarkesë, sërish do të gjeni kohën për shoqërinë tuaj dhe do zhvilloni biseda të këndshme me ta.

Peshorja–  Sot do të keni disa pyetje në lidhje me atë që ju mendoni se duhet të bëhet në punë dhe çfarë mendoni se duhet të bëni në shtëpi. Problemet duhet t’i zgjidhni me kujdes, merrni dhe mendimin e të tjerëve.

Akrepi- Duhet ta kuptoni se njerëzit janë shumë të ndryshëm nga sa duken. Duhet të dëgjoni partnerin tuaj dhe të pranoni ndrysimet që ndodhin në jetën tuaj.

Shigjetari– Sot do të jeni shumë aktiv, por jo të gjithë çështjet do i zgjidhni vetë.  Kujdes me financat mos shpenzoni për gjëra të pavlera që të përmbushni fantazitë tuaja.

Bricjapi– Sot duhet të komunikoni me miqtë dhe të njohurit, do merrni ide të mira prej tyre. Sot ndenjat tuaja do të manipulohen shumë lehtë ndaj duhet të keni kujdes.

Ujori– Vendimet që keni marrë kanë qenë shumë të rëndësishme, por tani duhet që të vazhdoni t’i vini në veprim. Duhet që t’i kushtoni shumë rëndësi gjendjes tuaj fizike dhe shëndetit.

Peshqit– Planetet do të jenë në krahun tuaj sot dhe do ndikojnë pozitivisht për kreativitetin tuaj. Sugjerimet tuaja do të jenë shumë të mira dhe do arrini të zgjidhni çështje që kanë mbetur pezull./tvklan.al