Dashi– Problemi shëndetësor që u ka munduar ditët e fundit do të marrë fund. Pas një konsultimi që do të bëni me mjekët do të ndiheni më të qetë dhe do të vijoni jetën normalisht. Duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

Demi– Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar për ju. Do të jeni të angazhuar me disa probleme në familje, të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente. Të dashuruarit duhet të tregojnë durim, pasi mund të kenë probleme.

Binjakët– Në punë pritet që të keni disa probleme, një pjesë të të cilave do t’i shkaktoni ju. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve, por duhet të jeni shumë të bindur përpara se të merrni vendimet e duhura.

Gaforrja– Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë. Do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj dhe do të ndihmoni njëri-tjetrin që të mbyllni në kohë projektet. Duhet të keni kujdes me financat.

Luani– Nëse mendoni se jeni një njeri pa fat, këtë mendim duhet ta ndryshoni. Sot do të kuptoni se gjithçka është në favorin tuaj dhe do të merrni një lajm shumë të mirë. Edhe financat do t’i keni nën kontroll.

Virgjëresha- Një ditë e mbushur me lumturi do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në familje do të jetë një atmosferë e ngrohtë dhe do të kaloni momente të lumtura.

Peshorja– Lodhja do të mbizotërojë sot tek ju. Do të ndiheni të pamundur për të punuar dhe nuk do të keni dëshirë për të takuar njerëz. Do të kërkoni që të qëndroni vetëm dhe larg zhurmës.

Akrepi– Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sot për çdo hap që do të hidhni. Do të përballeni me shumë sfida dhe mund të merrni goditje të njëpasnjëshme nëse nuk tregoni të kujdesshëm.

Shigjetari– Sot do të takoni një njeri me shumë ndikim për ju dhe do t’iu ndihmojë që të merrni disa vendime që do të rezultojnë të suksesshme. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni gjithçka nën kontroll.

Bricjapi– Do të keni një ditë të qetë sot, Jupiteri është në anën tuaj dhe mund t’iu ndihmojë që të merrni vendimet e duhura. Në punë do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të merrni një shpërblim.

Ujori– Një problem shëndetësor ka për t’iu shqetësuar përgjatë gjithë ditës. Në punë gjithashtu do të keni disa probleme, që mund të marrin zgjidhje nëse ju merrni vendimet e duhura. Kujdes me financat.

Peshqit– Një ditë plot sfida do të jetë kjo e sotmja për ju. Në punë do të keni një performancë të mira dhe mund të merrni disa përgjegjësi të reja, por këtë besim duhet që t’ua shpërbleni eprorëve./tvklan.al