Dashi – Informacioni që mund të merrni nga të tjerët mund t’ju nxisë të merrni pjesë në projekte ambicioze, të lidhura me punën, veten ose një grup. Përdorni talentet krijuese, por në të njëjtën kohë jini praktikë me zbatimin e tyre. Dashuria do të ndikohet nga energjia e planetëve do të krijojë një atmosferë që i lë vendin një nate plot argëtim e fantazi.

Demi – Fjalët e dikujt mund të jenë disi të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë do të jetë largimi. Kuptoni  që ky person po përpiqet t’ju ndihmojë dhe jo t’ju inatosë. Punoni së bashku në vend që të mendoni se është armiku juaj.

Binjakët  – Tendenca juaj është të mendoni gjithnjë se keni gjithçka nën kontroll, por duhet të tërhiqeni një hap pas për të parë planin e plotë. Kjo do t’ju zbulojë më shumë për të vërtetën. Do të afroheni më shumë me partnerin, i cili do të jetë më pranë jush dhe do të aktivizohet një energji shëruese.

Gaforrja – Mund të merrni informacione të papritura që tregojnë burime të reja të ardhurash që mund t’i ndiqni. Po vijnë mundësi të reja që mund të bëjnë ndryshime të mëdha në stilin tuaj të jetës dhe t’ju katapultojnë në një nivel të ri socio-ekonomik. Përfitoni në maksimum.

Luani – Rrethana të pazakonta mund t’ju ndryshojnë orientimin krijues. Do të merrni në konsideratë disa alternativa të reja që përfshijnë ndryshimin e punës, shtëpisë ose diçkaje tjetër të rëndësishme për ju. Mendoni me kujdes. Shijoni një mbrëmje intime duke i ndarë këto zhvillime të reja me dikë të veçantë.

Virgjëresha – Plani juaj i përgjithshëm është më i gjerë dhe i madh se ai i shumë njerëzve pranë jush. Mos e ngadalësoni hapin për shkak të personave që nuk mendojnë në të njëjtin nivel me ju. Qëndroni të fokusuar në qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Peshorja – Keni aftësinë të qetësoni një situatë të vështirë. Teksa të tjerët ndodhen në një debat të nxehtë, ju keni fatin që me perspektivën tuaj të shihni të dyja anët. Mos ngurroni për të hyrë në betejë. Të tjerët do jenë mirënjohës ndaj jush.

Akrepi – Surpriza lidhur me financat dhe ekonominë në përgjithësi do ju bëjnë të ndiheni më të sigurt në këtë fushë. Një rritje page mund të jetë duke ardhur, me shumë mundësi për shkak të ndryshimeve të papritura. Disa nga informacionet mund të jenë të vagullta në fillim, por do të qartësohen shumë shpejt dhe do të festoni.

Shigjetari – Dikush nuk do të sillet mirë me ju sot dhe do të dojë t’ju tregojë si të menaxhoni jetën tuaj. Mos ia vini veshin në mënyrë që mos ta marrë këtë kënaqësi. Partneri do të jetë shumë i ngrohtë dhe vigjilent ndaj jush sot, e kjo do të funksionojë edhe anasjelltas.

Bricjapi – Përqendrojeni komunikimin tuaj në vend që ta lini të shpërndahet. Bëjini një nder vetes dhe hyni drejt e në temë në vend që t’i bini rrotull duke folur për gjëra që nuk kanë lidhje me çështjen. Sa i përket marrëdhënies, nëse keni frikë se po zbehet, ngrohtësia dhe ndjeshmëria që do të gjeni sot do t’jua ndryshojë mendjen.

Ujori – Gjëja kryesore për ju sot është të ekuilibroni fantazinë me realitetin. Të dyja kanë meritat e tyre, kështu që mos hiqni dorë nga njëra për tjetrën. Suksesi do të jetë juaji nëse gjeni një mënyrë që t’i integroni të dyja brenda planit.

Peshqit – Kohët e fundit keni qenë duke strukturuar gjërat dhe kjo është e mrekullueshme, ndonjëherë edhe  e dhimbshme. Megjithatë, në tërësi, është për më të mirën. Keni qenë duke hequr të vjetrën, është koha të ndërtoni të renë./tvklan.al