Dashi – Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Reflektoni më shumë lidhur me disa problematika të cilat ju mundojnë dhe që do ju duhet të gjeni një zgjidhje.
Demi – Dita e sotme do të jetë vazhdim i sukseseve të projekteve tuaja. Priten ndryshime dhe transformime pozitive në vijim.
Binjakët – Emocione të forta dhe të reja të rëndësishme parashikohen për të lindurit e kësaj shenje si në sferën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale.
Gaforrja – Kujdes me ato që thoni sot, pasi rrezikoni të prishni raportet ndërpersonale. Kujdes, mos cënoni qetësinë e arritur.
Luani – Është momenti që të qartësoni situatën me disa aspekte të jetës suaj dhe të mendoni për çështje të së kaluarës dhe probleme që i mendonit pa zgjidhje. Do të përballeni me mundësi të shumta.
Virgjëresha – Gjatë kësaj dite do të riktheheni fuqishëm në lojë në shumë sektorë të jetës suaj. Duhet të shfrytëzoni në maksimum ndikimin e yjeve në shenjën tuaj. Sot do të jeni të parezistueshëm.
Peshorja – Takimi me dikë nga e kaluara juaj do të shkaktojë disa ndjenja të papritura sot dhe nuk do të dini si të veproni. Ky sentimentalizëm nuk është shumë i dobishëm tani dhe duhet të gjeni një lloj shpërqendrimi. Kthejeni fokusin larg nga emocionet dhe drejt fakteve të vështira.
Akrepi – Duhet të qartësoheni për disa situata me të cilat jeni përballur ditët e fundit. Përqëndrohuni dhe kapni çdo mundësi që ju vjen.
Shigjetari – Mundësi të mira në sferën profesionale. Do të përfundoni me sukses disa projekte të rëndësishme. Ditë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje.
Bricjapi – Nuk ka asgjë më pozitive sesa një ndjenjë e fuqishme për të ndërtuar besimin tuaj. Përpiquni që të përfundoni sa më shumë detyra parësore. Një nxitje e vogël e egos nuk mund t’ju dëmtojë. Ndërkohë, në dashuri gjërat mund të marrin një drejtim tjetër.
Ujori – Sot duhet të përqëndroheni më shumë në vendin e punës. Edhe në aspektin sentimental, duhet të jepni maksimumin në raportin në çift.
Peshqit – Sot është dita kur ju tregoni anën tuaj më të mirë. Duhet të jeni të hapur në raport me të tjerët dhe kështu do të ndiheni më mirë me veten tuaj. /
tvklan.al