Dashi – Dikush tek i cili zakonisht mbështeteni do të thotë ose do të bëjë diçka sot që do të bëjë të kuptoni se keni bërë gabim që u keni besuar. Por mos e vendosni fajin vetëm tek ai/ajo, ju keni pjesën tuaj.

Demi – Mund të mendoni se ideja juaj e fundit është brilante, më e mira. Mendoni me kujdes dhe përpiquni të kuptoni nëse është vërtetë ashtu apo ju po mashtroni veten. Planetet ju paralajmërojnë se mund të jetë kjo e fundit.

Binjakët – Keni vetëbesim dhe jeni i guximshëm, por kjo nuk mjafton për të mposhtur dikë me pozitë. Duhet të prisni akoma më shumë dhe të mblidhni energji derisa dielli të lëvizë në shenjën tuaj të favorshme.

Gaforrja – Mendoni se ku do të donit të ishit pas disa muajsh dhe më pas nisni të bëni gjëra të vogla, por të përditshme për t’ia arritur qëllimit.

Luani – Diçka që nuk keni arritur ta zgjidhni për një kohë të gjatë në një farë mënyrë do të zgjidhet vetë. Mund të zemëroheni për dështimin tuaj në zgjidhjen e saj, por edhe Luanët kanë limitet e tyre.

Virgjëresha – Dikush me të cilin jeni përplasur kohët e fundit, do të jetë miqësor me ju sot. Kjo sigurisht që do t’ju bëjë dyshues. Jini i sjellshëm, por vazhdoni të mbroheni.

Peshorja – Ju mund të jeni 100 për qind në formë për të dhënë gjithçka nga vetja, por kuptoni që jo të gjithë rreth jush mund të jenë në të njëjtën formë. Sot pak prej kolegëve do të jenë në gjendje t’ju ndjekin.

Akrepi – Jini të kujdesshëm çfarë thoni në 24 orët e ardhshme pasi nëse prekni ndjenjat e një shoku apo kolegu, mund të keni pasoja. Diçka që duket qesharake për ju mund të jetë e rëndë për dikë tjetër. Mendoni mirë para se të flisni.

Shigjetari – Mos u shqetësoni se keni mbetur mbrapa me planin, pasi me Marsin në favorin tuaj, do të arrini shpejtësinë e duhur. Sot fokusohuni tek marrëdhëniet me njerëzit.

Bricjapi – Mos shpenzoni kohën tuaj të vlefshme duke debatuar me dikë, opinionet e të cilëve ju i gjeni të çuditshme. Çfarë do të që të thoni nuk do ia ndryshoni mendjen, as e kundërta nuk do të ndodhë.

Ujori – Nëse keni besim tek aftësitë tuaja, atëherë ka pak gjëra që nuk mund të arrini. Ju keni frikë dhe dyshime si të gjithë, por nëse përpiqeni mund t’ia dilni.

Peshqit – Peshqit janë një shenjë uji dhe emocionalë nga natyra, çka ka anën e vet të mirë dhe të keqe. Planetet ju këshillojnë të mos bëheni emocionalë për çështje që nuk mund t’i kontrolloni. Shikoni anën e mirë tek gjithçka. /tvklan.al