Dashi-Dashuria për çiftet nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri-tjetrit sot, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të.

Demi-Rrethi i madh shoqëror dhe mbrëmjet e shumta jashtë kanë bërë që të tejmbusheni me emra e informacione për të tjerët, e që në vetvete nuk ju duhen. Sot merruni pak më shumë me veten dhe pushoni, pasi energjitë po ju shterojnë.

Binjakët-Në marrëdhëniet në çift, do të mbizotërojë ekuilibri dhe harmonia. Disa prej tyre mund të fillojnë edhe bashkëjetesën. Në punë, yjet njoftojnë se do bëni njohje të reja dhe të rëndësishme.

Gaforrja-Mos lejoni ndjenjat tuaja negative që të dalin në pah. Vetëm sepse një mik apo koleg ka qenë me fat, nuk do të thotë se nuk e meritojnë suksesin. Punoni fort dhe tregoni se edhe ju e meritoni.

Luani-Do të ketë disa probleme të vogla në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, megjithatë situata ka për t’u përmirësuar shpejt. Mundohuni të flisni hapur me atë që keni në krah. Në planin financiar fati do të jetë kurdoherë në anën tuaj.

Virgjëresha-Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehtë të shkatërrosh gjithçka, por për ta rindërtuar është shumë e vështirë. Të mirat vijnë avash-avash.

Peshorja-Një detyrë që ju është dhënë kërkon që të shkruani pamasë, e kjo do t’ju ingranojë për të zbuluar talente që nuk e dinit se i kishit. Aftësia për të përballuar dhe tejkaluar me sukses çdo punë që ju jepet do të bëjë që edhe të tjerët të kenë besim në aftësitë tuaja, e madje t’ju kërkojnë edhe ndihmë.

Akrepi-Venusi do t’ju ndihmojë sot që të vendosni ekuilibrin dhe qetësinë me partnerin/en tuaj. Megjithatë duhet të lini mënjanë xhelozinë. Gjendja financiare do të fillojë të përmirësohet dhe do të filloni të shijoni frytet e punës suaj.

Shigjetari-Kjo periudhë do të jetë tepër e favorshme për miqësi të reja. Do të keni mundësinë të takoni njerëz interesantë, të cilët ndajnë mendim pozitiv për jetën dhe sëbashku do të bëni gjëra argëtuese.

Bricjapi-Jeta në çift do të jetë shumë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin më të vogël me personin që iu ndodhet pranë. Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Financat do të jenë të dobëta për shkak të disa shpenzimeve që do iu duhet të kryeni.

Ujori-Në marrëdhënien tuaj në çift, dyshimet dhe konfuzioni ende nuk zhduken. Megjithatë yjet premtojnë pajtime dhe ndjesi të forta në lidhjen tuaj. Në aspektin profesional, kjo është një periudhë me fat. Vlerësoni mirë zgjedhjet që do të bëni.

Peshqit-Në një moment të caktuar gjatë ditës së sotme do të duhet të pranoni se disa gjëra për të cilat keni qenë tepër të shqetësuar, nuk ia vlen më mundi. Kthejini shpinën frikërave dhe lërini ato në të shkuarën./tvklan.al