Dashi-Do të bënit mirë të gjeni një vend të qetë dhe të shpenzoni pak kohë me veten teksa java e re nis. Duhet të kthjelloni mendimet për t’u përgatitur për atë që do të vijë në vijim. Distancojeni veten nga kaosi që ju rrethon për pak kohë.

Demi-Jeni padyshim njeri me vetëbesim, por mos prisni që eprorët apo kolegët të bien dakord me çdo mendim tuajin. Flisni hapur dhe thojini opinionet tuaja, por përgatituni për të dëgjuar edhe mendimet e të tjerëve.

Binjakët-Një bashkëpunim do të rezultojë mjaft efektiv ditët në vijim dhe do t’ju bëjë që t’ia dilni mbanë në një projekt që kishin kohë që punonit. Gjeni njerëz të cilët ndajnë të njëjtat mendime me ju dhe do të jeni tejet të suksesshëm.

Gaforrja-Ajo çfarë të tjerët thonë, me atë që nënkuptojnë janë dy gjëra tërësisht të ndryshme, ndaj sot mos e merrni të mirëqenë gjithçka që dëgjoni. Tregohuni dyshues dhe të vëmendshëm.

Luani-Mund të jeni njeri që i merrni gjërat me sportivitet, por jo të gjithë e kanë këtë cilësi. Ndaj bëni kujdes sot pasi mund të lëndoni ata që keni pranë dhe të shkaktoni një reagim negativ. Nëse doni të arrini diçka, tregoni takt.

Virgjëresha-Sfida këtë periudhë është që të mendoni me kokë e jo me zemër. Zakonisht nuk do të ishte problem, por për disa arsye keni lejuar ndjenjat që të jenë në kontroll. Nuk do të shkoni larg me mendime shpresuese. Besojini gjithmonë logjikës.

Peshorja-Do të bënit mirë që të përmbyllni çdo punë të lënë pezull brenda ditës së mërkurë. Nëse nuk i keni mbyllur deri atëherë, gjëra të tjera do të dalin rrugës e do t’jua bëjnë punën edhe më të vështirë, duke shtyrë gjithçka për më vonë. Kjo nuk është diçka e mirë.

Akrepi-Pozita dominuese në punë apo në rrethin shoqëror do të sfidohet ditët në vijim dhe do të duhet të luftoni fort për të mbajtur statusin që keni. Nuk ju pëlqen të jeni nën presion dhe nuk keni ndërmend ta lejoni që të gjendeni në një situatë të tillë.

Shigjetari-Duhet të pranoni se jo të gjitha gjërat mund të bëhen vetëm. Pasi ta bëni këtë, shihni rreth e rrotull për të gjetur aleatë që mund t’ju ndihmojnë për të përmbushur qëllimet tuaja. Ka ardhur koha të mendoni në grup.

Bricjapi-Mund të mendoni se me forcën që ju karakterizon do të kaloni çdo pengesë, por sot nuk do të jetë shumë e lehtë. Mënyra më e mirë për t’ia dalë është që të krijoni aleanca strategjike me njerëz që kanë të njëjtat qëllime përfundimtare.

Ujori-E rëndësishme është që të qëndroni të qetë dhe të lejoni mendimet e mira për të ardhmen të zënë pjesën më të madhe të kohës. Hëna e re do të ofrojë mundësi të reja dhe do të ndryshojë shumë gjëra për mirë.

Peshqit-Ka një çështje personale, me gjasë në lidhje me familjen që duhet t’i jepni zgjidhje sa më parë. Mos kini frikë që të kërkoni falje dhe mos kërkoni që të tjerët të pranojnë fajin, nuk ka më rëndësi./tvklan.al