Dashi – Të tjerët mund të ndjekin rrjedhën nëse duan, por ju tepër i pavarur për të bërë të njëjtën gjë. Nisni një trend të ri sot, një të tillë që t’i tregoni botës se ju keni potencial dhe nuk druheni ta përdorni.

Demi – Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do të nxisë përparimin tuaj në karrierë dhe do ju japë pasionin e duhur për t’ia dalë me sukses. Kjo do të vihet re edhe nga punëdhënësit dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm në kompaninë tuaj.

Binjakët – Një prej periudhave më të mira të vitit nis sot për ju. Do të bëheni shumë më aventurier në javët e ardhshme dhe nuk do të keni frikë të zgjeroni horizontet tuaja.

Gaforrja – Duhet të përballeni me një çështje që keni bërë maksimumin për ta shmangur. Sa më shpejt të gjeni kurajën për t’u përballur me të aq më mirë do të jetë për ju pasi do të jeni të lirë për t’u marrë me të tjera gjëra.

Luani – Me lëvizjen e Marsit drejtë shenjës suaj të kundërt, ju do të bëheni më dinamikë në situatat tetë-a-tetë. Përpiquni të mos ofendoni asnjë person që takoni.

Virgjëresha – Nuk keni asnjë zgjidhje tjetër veçse të tregoni anën tuaj të ashpër, veçanërisht në frontin e punës ku nëse nuk përballeni me një rebelim, gjërat do të dalin jashtë kontrollit. Ndërkohë, bëni sa mundeni për të shmangur mërzitjen njerëzve.

Peshorja – Nga sot do të nisni të ndjeni më shumë vetëbesim mbi gjithçka po ndodh në jetën tuaj dhe nga fundi i javës do të pyesni veten se sa shumë keni lëshuar kohët e fundit. Mos e lejoni të ndodhë sërish.

Akrepi –Mund të doni të mbani për vete emocionet tuaja, por nuk do ta keni kaq të lehtë në ditët në vijim. Njerëzit tuaj të dashur do të kërkojnë që ju të hapeni me ta dhe nëse nuk e bëni ata do të nisin të mendojnë se keni diçka për të fshehur.

Shigjetari – Jini i guximshëm sot. Nëse doni të thyeni barrierat emocionale është koha të jeni të guximshëm dhe të shfrytëzoni potencialin tuaj të plotë.

Bricjapi – Teksa Marsi largohet nga shenja juaj, duhet të jeni pak më i kujdesshëm lidhur me mënyrën se si po i përdorni burimet tuaja personale. Nuk duhet të harxhoni më energji të kohë, por fokusohuni në gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju.

Ujori – Prej shumë kohësh jeni përpjekur të ecni para, por duke mos e përdorur njërën këmbë. Tani duhet të lëvizni me të dyja këmbët dhe me shpejtësinë maksimale. Keni shumë për të bërë dhe gjithçka për të fituar.

Peshqit – Nëse ju duhet t’i kërkoni ndonjë favor njerëzve me pushtet bëjeni në një mënyrë pozitive. Nëse u lini të kuptojnë se në të vërtetë nuk prisni që kërkesa juaj të përmbushet, atëherë me shumë gjasa nuk do të plotësohet. Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. /tvklan.al