Dashi-Është një ditë shumë e mirë, veçanërisht për ata që merren me biznes, udhëtime, menaxhime apo programime. Ndryshimet në reagimet e partnerit tuaj do të jenë të papritura, por nuk do të ndikojnë shumë tek ju. Do të keni nevojë të tregoheni të duruar dhe të mbani emocionet nën kontroll.

Demi-Të gjithë kanë në familje dikë që i përjeton gjërat në mënyrë më dramatike seç duhet. Do të jetë pikërisht ky person që do të kërkojë ndihmën tuaj. Mos u tregoni negativë, të gjithë kanë nevojë për ndihmë herë pas here.

Binjakët-Një prej periudhave më të mira të vitit nis sot për ju. Do të bëheni shumë më aventurier në javët e ardhshme dhe nuk do të keni frikë të zgjeroni horizontet tuaja.

Gaforrja-Përpiqu të mos u japësh shumë rëndësi gjërave materialeve. Ju e dini sa emocional bëheni herë pas here, kështu që mos lejoni ndjenjat t’ju udhëheqin në jetë.

Luani-Ka shumë gjëra për të folur për pasionin. Sot keni mundësinë që t’i përballoni të gjitha situatat. Duhet të konsideroni marrëdhënien me një person, madje t’i shprehni se si ndiheni në të vërtetë.

Virgjëresha-Është momenti që ju të përqendroheni në problemet familjare dhe ato të punës. Është shumë e rëndësishëm që të merrni përgjegjësitë tuaja, në veçanti nëse bëhet fjalë për disa punë, të cilat sapo i keni filluar. Mos shtyni asnjë rinovim apo ndërtim që mund ta keni menduar.

Peshorja-Kur vjen puna për të shfaqur afeksion të madh e keni më të thjeshtë të jepni sesa të merrni. Momentalisht, dikush që keni përzemër do të vendosë që është koha që të merrni vëmendjen që meritoni. Me shumë gjasë kjo do të vijë si surprizë e madhe. 

Akrepi-Mund të doni të mbani për vete emocionet tuaja, por nuk do ta keni kaq të lehtë në ditët në vijim. Njerëzit tuaj të dashur do të kërkojnë që ju të hapeni me ta dhe nëse nuk e bëni ata do të nisin të mendojnë se keni diçka për të fshehur.

Shigjetari-Mund të jetë e vërtetë se një koleg në punë, apo edhe vetë punëdhënësi juaj po ju bën të kaloni një kohë të vështirë, por nuk është mirë ta zmadhoni si çështje. Do gjeni hapësira për hakmarrje sapo hëna të bëhet e plotë në fund të javës.

Bricjapi-Është dita për të komunikuar me disa miq me të cilët kishit kohë pa folur. Ndiqni intuitën. Shkruani idetë tuaja dhe përdorini më vonë gjatë punës.

Ujori-Prej shumë kohësh jeni përpjekur të ecni para, por duke mos e përdorur njërën këmbë. Tani duhet të lëvizni me të dyja këmbët dhe me shpejtësinë maksimale. Keni shumë për të bërë dhe gjithçka për të fituar.

Peshqit-Duhet t’i harroni të gjitha dhe të përshtateni me situatat. Mundohuni që të përfitoni në punë dhe të ndaloni të tjerët të marrin avantazhe nga ju. Nëse ndiheni të sigurt me veten, vazhdoni përpara me spontanitetin që ju karakterizon./tvklan.al