Dashi-Do të ndryshoni qëndrim për lidhjen aktuale. Keni kuptuar se nuk do ta fitoni këtë lojë. Personi përballë vijon të mos jetë aq shumë i interesuar kështu që më mirë të mos qëndroni bashkë.

Demi-Zakonisht jeni optimistë dhe nuk shikoni anët e errëta të gjërave. Sot mund të zbuloni se një lidhje e caktuar me të cilin keni qenë investuar nuk do të jetë ashtu siç e patët imagjinuar.

Binjakët-Sot keni mundësinë që të largoni iluzionin se jeni ju ai që po shkaktoni probleme për momentin. Lidhja e fundit ju ka marrë më shumë seç duhet kohë. Dhe pavarësisht se jeni munduar të jepni maksimumin, personi përballë kërkon akoma më shumë. Është momenti për të vendosur disa kufij të shëndetshëm.

Gaforrja-Mund ta gjeni veten totalisht të gëlltitur në një lidhje. Megjithatë sot do të kuptoni se sa shumë zona të tjera të jetës tuaj po vuajnë si pasojë e kësaj lidhjeje. Duhet që të ndryshoni përpara se të lëndoheni. Filloni tani dhe nuk do të jetë shumë vonë.

Luani-Sot do të përjetoni ndjenjën e të qenit në një linjë me personin e zemrës. Keni kaluar një periudhë të gjatë hutimi, por eventualisht çdo gjë kaloi. Do të shikoni ndjenjat e vërteta dhe se si ato bëhen më të forta me kalimin e kohës.

Virgjëresha-Sot do të sqarohen edhe ato pak çështje që ju kanë bërë konfuzë kohët e fundit. E keni kuptuar se personi që keni përkrah do të qëndrojë përgjithmonë me ju. Gjithashtu do të kuptoni akoma më mirë motivimin dhe qëllimin tuaj me të.

Peshorja-Do të përjetoni një ndjenjë lirimi dhe dikush ka për të qëndruar pranë jush për t’ju dëgjuar si ndiheni. Do të mundoheni t’i tregoni të gjitha, por njëkohësisht do të mundoheni të fshihni disa emocione.

Akrepi-Sot do të kuptoni më qartë ndjenjat që keni për një person. Tashmë i perceptoni më mirë sinjalet që ju ka dërguar një person. Erdhi momenti që të dy të zgjidhni atë që doni më shumë.

Shigjetari-Keni filluar të kuptoni që disa shqetësime që keni pasur po sqarohen. Për shkak të disa problemeve në komunikim keni pasur disa shqetësime në lidhjen në çift. Duket sikur çdo gjë është e pamundur të zgjidhet.

Bricjapi-Ka ardhur momenti të mendoni për të lëvizur nëse partneri ju thotë një gjë dhe ndryshon mendje për punë sekondash. Ky person ndihet i pavendosur pasi nuk ka një pikturë të saktë të gjërave. Me kalimin e kohës gjërat do të ndryshojnë.

Ujori-Një lidhje dashurore e juaja ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë për pak kohë, për shkak të frikërave të palogjikshme. Gradualisht çdo gjë do të qartësohet dhe do të kuptoni se nuk kishte asnjë arsye për të pasur frikë.

Peshqit-Keni përjetuar fantazi të fuqishme për dikë që është shumë larg jush. Megjithatë gjërat do të ndryshojnë. Me kalimin e kohës këto iluzione do të shuhen. /tvklan.al