Dashi – Edhe pse është e shtunë ju do të keni një ditë të mbushur më aktivitete dhe takime të rëndësishme. Në mbrëmje do të ndiheni të dobët dhe pa energji, por mos u thoni jo ftesave të miqve, pasi do të kaloni një darkë të paharrueshme.

Demi – Sot mund të përjetoni ndjenjën e kënaqësisë, por edhe të dhimbjes. Problemet ekonomike në familje do ju hapin telashe. Në mbrëmje do të merrni atë që keni dëshiruar prej kohësh, falë vendosmërisë suaj.

Binjakët – Nëse jeni duke menduar të hapni një biznes kjo nuk është dita juaj me fat për të folur për punë. Shijoni ditën me njerëzit e zemrës. Pasdite do të dëshironi të bëni blerjet që i keni parashikuar prej muajsh. Mos u dorëzoni nga pengesat.

Gaforrja – Kjo nuk është një ditë e favorshme për të bërë plane përsa i përket pasurisë. Kohët e fundit po e gjeni veten në situata të sikletshme, edhe pse ju nuk keni asnjë faj. Mënyra më e mirë për të shmangur telashet është të mos veproni.

Luani – Bëni kujdes me shëndetin, pasi do të jeni në një gjendje të rënduar psikologjike. Silluni mirë me kolegët dhe njerëzit e dashur, pasi arroganca juaj nuk do ju çojë në asnjë vend. Ju dini shumë mirë të përshtateni, por kohët e fundit gjithçka ka ndryshuar.

Virgjëresha – I dashuri juaj do ju surprizojë dhe kjo do e bëjë ditën tuaj të mbushur me emisione të forta. Në biznes një lajm i mirë do ju gëzojë pa masë. Pranoni të gjitha këshillat nga partneri dhe dëgjojeni atë më vëmendje.

Peshorja – Sot do të jeni të dyzuar mes ndjenjave dhe mendimeve. Një person do ju kapë në befasi duke kontrolluar gjëra që nuk ju takojnë dhe kjo do ju shkaktojë telashe të mëdha. Kaloni më shumë nga kohë me familjen tuaj.

Akrepi – Nëse mendoni se të gjithë njerëzit që ju qëndrojnë afër kanë mendim pozitiv për ju, jeni gabuar. Sot do të zbuloni disa prej tyre dhe kjo do ju zhgënjejë pa masë. Mos u besoni me, pasi zhgënjimet e radhës mund të jenë dhe më të vështira për tu pranuar.

Shigjetari – Fati do të jetë në anën tuaj. Mjafton që të kërkoni diçka dhe do ju realizohet si me shkop magjik. E gjitha kjo do të ndodhë në dashuri. Ndërsa në punë, do ju duhet të merrni vendime të vështira.

 Bricjapi – Do jetoni një ditë plot surpriza të këndshme. Do të keni dëshirë për të ndihmuar njerëz që janë pranë jush dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Kini më shumë besim në vetvete dhe do të ndiheni më e plotësuar.

Ujori – Një debat me partnerin do të prishë planet tuaj,por mos u dëshpëroni. E gjitha është momentale dhe shumë shpjet gjërat do të shkojnë në normalitet. Ka ardhur koha të mendoni për të ardhmen.

Peshqit – Ky është momenti të vini në provë miqtë që i keni afër vetes prej vitesh. Ju keni më shumë nevojë se kurrë për ata, nëse do të jeni bashkëpunues dhe mbështetës ja ka vlejtur gjithçka. Në të kundërt duhet ti largoni nga vetja./tvklan.al