Dashi– Fakte dhe lajme do t’ju detyrojnë të ndryshoni orarin dhe idetë tuaja sot dhe kjo do të jetë e mirë për ju në të ardhmen. Disa projekte që keni në pritje do të përmirësohen dhe do të kenë suksesin që prisnit.

Demi– I dashur Demi, sot do të jeni shumë nervoz dhe tensionet pritet të jenë të shumta. Është mirë të tregoni durim dhe të jini të kuptueshëm me njerëzit që ju rrethojnë. Mos bëni lëvizje të nxituara dhe mbi të gjitha mos merrni vendime të nxituara për të ardhmen tuaj.

Binjakët– Sot dita do t’ju japë shumë mundësi, ku çdo veprim do të karakterizohet me sukses dhe përgjigje të pjekur. Për fat të mirë, ana juaj dinamike merr përsipër gjithçka dhe asgjë nuk ju ndalon. 

Gaforrja– Mos dëgjoni ato që thonë dhe mos u prekni, pasi mund t’ju mungojnë mundësitë e rëndësishme. Sidomos sot tregoni besim në mënyrën si mendoni dhe zbatoni planet tuaja sipas mënyrës suaj.

Luani– Përpiquni të përqendroheni dhe mos e humbni kohën për gjëra që mund t’ju vonojnë dhe të ktheheni në detyrimet tuaja themelore. Dije që e gjithë kjo është e përkohshme dhe po hyni në një kohë që do të jetë shumë konstruktive dhe situatat do të shkojnë nga e mira në më të mirën.

Virgjëresha– Mos lejoni që situatat të kalojnë pa marrë pjesë edhe ju. Ju mund të ndërhyni dhe të rregulloni shumë gjëra që ju shqetësojnë, për sa kohë që merrni iniciativën. Ju keni favorizimin e planetëve për të bërë disa risi për çështjet që ju shqetësojnë.

Peshorja– E dashur Peshore, zhvillimet e sotme do t’ju bëjnë shumë të lumtur, pasi do të shihni që me trajtimin e duhur situatat janë në favorin tuaj dhe ju ndihmojnë të ecni përpara me qëllimet tuaja. Një problem familjar do ju stresojë, por nëse mendoni me qetësi dhe në mënyrë të arsyeshme për zgjidhjet që keni në duart tuaja, do të ndiheni më mirë. Miqtë janë afër jush për t’ju këshilluar.

Akrepi– Ju jeni shumë të shqetësuar për të gjitha detyrimet në pritje. Ju duhet maturi në atë që bëni, realizëm dhe organizim dhe mos u përpiqni t’i bëni të gjitha së bashku. 

Shigjetari– I dashur Shigjetar, sot duhet të tregoni besim të madh në veten tuaj dhe të bëni çmos për të mohuar njerëzit që qëndrojnë në rrugën tuaj si pengesë ose që nuk besojnë në aftësitë tuaja. Ju mund të bëni gjithçka. Koha ta besoni edhe vetë!

Bricjapi– Sot ju shqetësoheni veçanërisht për mënyrën e trajtimit të situatave të caktuara. Por dijeni që shumica e njerëzve përreth jush mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

Ujori– Sot mund të mbyllni raste që ju shqetësojnë për një kohë të gjatë. Me energjinë dhe potencialin që keni, lehtë do të jeni në gjendje të bëni atë që planifikoni dhe kënaqësia që merrni do të forcojë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar.

Peshqit– E Diela e sotme do të jetë plot reflektim dhe mbase pak e pasigurt për atë që po ndryshon përreth jush, pa qenë në gjendje të bëni asgjë. Përfitoni nga çdo ndryshim në avantazhin tuaj dhe dijeni që ndonjëherë gjërat që ju shqetësojnë mund të jenë përfundimisht në favorin tuaj. /tvklan.al