Dashi- Fati do të jetë në anën tuaj sot, me intuitë do të arrini që të merrni vendimet e duhura. Në punë gjithçka do të shkojë mirë. Për sa i përket çështjeve financiare gjithçka do të jetë nën kontrollin tuaj. Do merrni një lajm të mirë.

Binjakët- Sot do të arrini që të fitoni shumë para. Duhet të keni kujdes për vendimet që merrni, shmangni diskutimet e tepërta dhe stresin në jetën tuaj. Ju do të planifikoni për një udhëtim jashtë vendit.

Demi- Jo të gjitha gjërat janë në favorin tuaj sot. Mund të jeni i lodhur dhe i pakënaqur me punën që po bëni. Sot do të jeni të mërzitur dhe do keni një mungesë besimi tek miqtë tuaj. Kujdes kur udhëtoni me makinë.

Gaforrja- Për sa i përket çështjeve financiare sot do të gjeni një ekuilibër mes shpenzimeve dhe fitimeve. Në punë do të ndiheni mirë, pasi eprorët do të vlerësojnë punën tuaj dhe do të ngriheni në detyrë.

Luani- Një ditë shumë e mirë do të jetë kjo e martë për ju. Ju do të kaloni momente të bukura me partnerin tuaj, ndërkohë që me fat do jenë dhe beqarët. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe nuk do të keni probleme.

Virgjëresha- Sot do të jeni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të ngritur nga krevati. Në punë do të keni probleme, pasi mos motivimi juaj do të shihet nga eprorët. Duhet të keni kujdes me diskutimet që do bëni sepse mund të pushoheni nga puna.

Peshorja- Në punë do të kaloni momente të bukura sot. Projekti që kishin nisur do të përfundojë dhe do të merrni një dhuratë nga eprorët. Udhëtimin që e kishin planifikuar disa ditë më parë mund ta bëni sot.

Akrepi- Për herë të parë aftësitë tuaja të komunikimit mund t’ju ndihmojnë në punë. Edhe pse jeni shumë korrekt, duhet të keni kujdes me diskutimet që do të bëni me kolegët tuaj. Të dashuruarit do të kalojnë momente të bukura.

Shigjetari- Një biznes i ri mund t’ju sjell fitime të shumta. Sot do të jeni shumë energjik dhe do punoni shumë. Puna juaj e palodhur do të shpërblehet dhe do të merrni një shumë të madhe parash. Kujdes kur bisedoni me miqtë.

Bricjapi- Sot do të ndiheni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Do mbylleni në vetvete dhe nuk do merrni pjesë në diskutimet familjare. Duhet të keni durim sepse do merrni disa vendime të rëndësishme.

Ujori- Për sa i përket çështjeve financiar sot gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Do arrini që të keni shumë fitime dhe mund të bëni shpenzimet që doni. Beqarët mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Prisni një lajm të mirë.

Peshqit- Gjatë gjithë ditës do të keni shumë punë. Do jeni gjithë kohës duke nxituar dhe këshilloheni që të jeni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni, Të dashuruarit do kalojnë momente të bukura./tvklan.al