Dashi – Nëse doni të përfundoni punë këtë të diel, duhet të merrni ndihmë nga njerëz që janë në brendësi të tyre. Vetëm një profesionist i asaj pune mund t’ju ndihmojë.

Demi – Duket se dini t’i lexoni mirë situatat, por dyshimet duhet t’i mbani për vete për momentin, pasi gjithçka mund të keqkuptohet dhe në fund ai që e pëson mund të jeni ju.

Binjakët – Këtë të diel të sfidoheni si kurrë më parë, megjithatë do ta kaloni. Megjithatë mos mendoni se do ta keni kaq të lehtë çdo ditë. Sfida më të mëdha ju presin.

Gaforrja – Duhet të dëgjoni çfarë ju thonë të tjerët në 48 orët e ardhshme. Fakti se nuk dëshironi të dëgjoni, do të thotë se ju duhet të dëgjoni qoftë edhe vetëm për mirëqenien tuaj emocionale dhe mendore.

Luani – Nëse një partneritet nuk po funksionon në mënyrën që ju donit, me shumë gjasa problemi është se ju prisni tepër shumë nga njëri-tjetri. Uluni bashkë dhe diskutoni nevojat dhe dëshirat në marrëdhënien tuaj. Mbi të gjitha, jini të sinqertë.

Virgjëresha – Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj, do ju bëjë të ndiheni fitimtar. Në fakt ju jeni i tillë, por duhet të bëni kujdes kur keni të bëni me njerëz me pushtet. Keni mjaftueshëm kundërshtarë, kështu që bëni kujdes.

Peshorja – Premtojini vetes se nuk do të përfshiheni në asnjë lloj grindjeje apo mosmarrëveshjeje. Më pas sigurohuni ta mbani atë premtim. Në këto momente nuk ju duhet asnjë mosmarrëveshje.

Akrepi – Mbani për vete mendimet e egra 48 orët e ardhshme. Mund të mos ju duken edhe aq të egra juve, por shumë pak njerëz e shikojnë jetën në të njëjtën mënyrë me ju.

Shigjetari – Në përgjithësi nuk ju pëlqen të merrni urdhra, por planetet ju këshillojnë të dëgjoni këshillat e dikujt më lart se ju në hierarki.

Bricjapi – Kujt i besoni? Nga e dini që mund t’u besoni atyre? Këto do të jenë pyetjet që do t’i bëni vetes këtë fundjavë dhe përgjigjet mund të mos jenë të lehta. Mbi të gjitha, duhet t’i besoni vetes.

Ujori – Zakonisht mendoni me kokën dhe më pas shtoni atë që ju thotë zemra. Megjithatë, planetet paralajmërojnë se këto kohë do të jeni më emocional, kështu që mos u zhgënjeni nëse fiton zemra.

Peshqit – Lëreni pas krahëve të shkuarën dhe fokusohuni vetëm në të ardhmen. Sot, lidhja e Diellit me Plutonin do ju japë më shumë mundësi të nxirrni nga jeta juaj gjithçka të panevojshme, përfshirë disa njerëz./tvklan.al