Dashi-Ndonjëherë do të bënit mirë që këshillat që u jepni të tjerëve, t’i aplikoni edhe vetë. Askush nuk do të ndjekë një lider që nuk i zbaton vetë këshillat që u jep të tjerëve. Bëhuni shembull për ata që ju rrethojnë.

Demi-Mund të jeni mësuar me një disiplinë strikte të të shikuarit gjërat, por sot do të përballeni me një forcë shumë agresive që do t’ju shtyjë t’i shikoni gjërat ndryshe. Hapini krahët dhe mirëpriteni këtë energji.

Binjakët-Dikush do të lëkundë besimin tuaj sot, për mënyrën se si duhet të veproni për një çështje të caktuar. E vërteta është se ajo që ju e shikoni si problem është diçka lehtësisht e zgjidhshme, mjafton të jeni mendjehapur.

Gaforrja-Sot do ta gjeni veten përballë situatave të tensionuara. Ndoshta po luftoni një kauzë të vjetër dhe është koha të kaloni edhe vetë në krahun tjetër.

Luani-Dashuria po lulëzon, vendosni se çfarë doni nga jeta juaj. Kush është në çift është duke jetuar një moment të paharrueshëm. Jeni duke u përpjekur për një projekt që po kryeni, ndoshta do të duhet të ndryshoni rrjedhën.

Virgjëresha-Dita e sotme në përgjithësi do jetë shumë e fortë në lidhje me anën ekonomike. Në fakt, duke parë se do ju duhen më shumë para, atëherë do detyroheni të gjeni edhe mënyra të tjera për t’i fituar.

Peshorja-Dielli dhe Marsi favorizojnë histori të reja me ngjyra të ndezura. Për shumë prej jush zemra fillon të rrahë përsëri dhe do të jetë momenti i duhur. Çdo vështirësi me të cilën jeni përballur deri tani do kalojë.

Akrepi-Dita e sotme në planin e karrierës dhe të familjes do të mbartë tension e acarim. Do t’ju duhet të jeni më afër familjes. Në planin financiar jo gjithçka është në rrugën e duhur.

Shigjetari-Kjo është një periudhë shumë e mirë për të qenë krijues dhe për t’i treguar planet dhe idetë atyre që janë mbi ju. Tregohuni dinamikë këtë, por bëni kujdes që të mos e kërkoni diçka me mendjemadhësi.

Bricjapi-Po mendoni që të bëni disa ndryshime në jetën sentimentale. Kujdesuni që gjithçka të bëhet me kujdes në çdo detaj. Dikush mund të përpiqet të përfitojë në kurrizin tuaj.

Ujori-Mund t’ju duket sikur fati nuk është në anën tuaj dhe po bën gjithçka për t’ju sabotuar. Në fakt nuk është kështu, jeni vetë ju që me veprimet dhe mendimet negative po tërhiqni rreth vetes rezultate negative.

Peshqit-Në dashuri do të jeni të pavendosur. Dikush mund të vendosë të marrë një hap prapa. Në punë do të lehtësoheni nga një atmosferë e veçantë që do t’ju bëjë krijues dhe të shkëlqyer.

/tvklan.al