Dashi – Duhet të tregoni më kurajë sa i përket disa projekteve. Ka ardhur momenti që të zhvilloni ide të reja për jetën tuaj, dashurinë, por edhe për punën. Nuk duhet të humbisni kohë.

Demi – Në çështjet e dashurisë jo gjithçka po ecën mirë. Sa i përket punës duhet që të ecni përpara me planet që keni. Mos mendoni se të tjerët janë kaq dashamirës ndaj jush.

Binjakët – Keni një ndjesi të çuditshme që mund të konsiderohet edhe si parandjenjë. Vlerësojeni siç duhet sepse mund të jetë një mundësi e mirë për më shumë sukses.

Gaforrja – Ka ardhur momenti që të ndjeni dashurinë e partnerit tuaj, i cili mund të ketë qenë larg jush për një kohë të gjatë. Shijoni çdo moment që ofron hëna në shenjën tuaj.

Luani – Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do të bëni çfarë të jetë e mundur që marrëdhënia juaj me partnerin të ecë më tej. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë për mrekulli. Edhe pse do të shpenzoni pak më tepër për gjëra të rëndësishme, situata nuk do të jetë problematike.

Virgjëresha – Gjatë kësaj dite, partneri do t’ju tregojë disa të fshehtra që deri më sot nuk kishte mundur dot t’ua shprehte. Kjo do ju afrojë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet.

Peshorja – Ka rrezik që jeta juaj në çift do të kalojë një krizë gjatë kësaj dite. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos merrni vendime të nxituara për të cilat do të pendoheni shumë shpejt. Ekuilibri buxhetor do të ketë disa tronditje të vogla. Mos e lëshoni veten sepse me pak durim dhe këmbëngulje gjërat do të përmirësohen.

Akrepi – Do të jeni më realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar pa qenë të sigurta. Marrëdhënia me partnerin do të ngrohet mjaft dhe në mbrëmje do të jetë pasionante. Në planin financiar duhet të bëni pak më shumë ekonomik.

Shigjetari – Ndryshimet në jetën tuaj në çift do të jenë rrënjësore sot. Do largoni rutinën sa e hap e mbyllë sytë dhe do të përjetoni kënaqësi pafund. Në planin financiar duhet të merrni iniciativa dhe të mos prisni që dikush tjetër t’ua përmirësojë situatën.

Bricjapi – Do të merrni lajme të reja gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Disa mund të pranohen tek puna ku kanë aplikuar, disa mund të mësojnë për ardhjen në jetë të një fëmije, e disa të tjerë të marrin propozime serioze. Në aspektin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta përmirësuar edhe më tepër situatën.

Ujori – Ditë e mbarë në aspektin financiar. Një dorë e mirë parash do ju bëjë të lumtur. Mësoni të jeni i lumtur jo vetëm për paratë që sot mund t’i keni, por nesër mund të mos i keni.

Peshqit – Mos e lodhni veten me njerëz që nuk ju kuptojnë. Kaloni më shumë kohë me njerëz që sjellin pozitivitet në jetën tuaj. E keni ju në dorë se me cilët njerëz krijoni miqësi. /

tvklan.al