Dashi-Mos i kushtoni më shumë vëmendje sa duhet fjalëve të të tjerëve sot. Sa më shumë do të përpiqen që t’ju thonë se jeni në rrugë të gabuar, aq më shumë të bindur duhet të jeni për të kundërtën.

Demi-Nëse dëgjoni zërin e brendshëm do të shihni se do të gjeni si lumturi emocionale, ashtu sikurse edhe sukses në gjërat materiale gjatë ditëve që do të vijnë. Mos e dyshoni kurrë atë që buron nga zemra.

Binjakët-Dikush me pushtet është kthyer në model për t’u ndjekur, por mos bini në grackën e të menduarit se nuk mund të bëjnë asgjë gabim. Në fund të fundit të gjithë janë njerëz dhe gabojnë.

Gaforrja-Ka ardhur koha për t’u përfshirë në një projekt nga i cili keni muaj që jeni tërhequr. Lëreni veten të lirshëm dhe mos lejoni të tjerët që t’ju pengojnë për të arritur suksesin. Tregohuni të guximshëm.

Luani-E dini që dikush po mban sekrete, por nuk keni mundur ende të gjeni se çfarë. Personi në fjalë po e bën qëllimisht sepse e di që kjo do t’ju mërzisë. Ndoshta do të ishte mirë të silleshit sikur nuk ju intereson.

Virgjëresha-Prej disa kohësh duket sikur jeni në qendër të gjithçkaje dhe të gjithë sillen shumë mirë. Por bëni kujdes, asgjë nuk vjen falas. Në çdo marrëdhënie është e nevojshme të bëni gjithashtu diçka.

Peshorja-Nuk mund t’i shpëtoni problemeve duke u strukur në guaskën tuaj, apo duke u fokusuar ekskluzivisht në punë. Një çështje e caktuar do të kërkojë vëmendjen tuaj sot.

Akrepi-Mos u bëni më të ndjeshëm seç duhet. Mund të keni arsye të mira për të besuar se ju kanë tradhtuar, por nëse i lini emocionet t’ju udhëheqin, nuk do të ketë kthim pas.

Shigjetari-Nëse një mik apo familjar përpiqet që t’ju shkëpusë nga një çështje e caktuar, ndoshta nuk do të ishte ide e keqe ta dëgjonit se çfarë kanë për të thënë. Mund të vendosni të vijoni pavarësisht mendimit të tyre, por të paktën do të dini se çfarë ju pret.

Bricjapi-Udhëtimet dhe aktivitetet sociale do të bëjnë që ditët e ardhshme të kaloni një kohë mjaft interesante. Nuk do të mungojnë takime me njerëz të rinj dhe shkëmbim idesh.

Ujori-Hapjani zemrën atyre që po përpiqen që të jenë pranë jush. Tregojini ndjenjat pa frikë. Rrethoheni nga njerëz që ju duan dhe do të jenë pranë jush për t’ju mbështetur në gjithçka që bëni dhe do ta bëjnë këtë gjithmonë.

Peshqit-Cili është pasioni më i madh që keni? Pasi t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, duhet të fokusoheni vetëm tek ai. Keni çdo të drejtë dhe arsye për të besuar se ëndrrat mund të bëhen realitet./tvklan.al