Dashi – Sa më shumë të jeni në lëvizje përgjatë dy ditëve në vazhdim, aq më shumë gjasa ka të gjeni diçka që t’ju inspirojë. Ju gjithmonë e keni ditur se jeni i destinuar për gjëra më të mira dhe më të mëdha.

Demi – Nëse diçka del nga jeta juaj sot, mos e zmadhoni shumë si çështje. Ju nuk do të ishit njeri nëse nuk do të ndjenit keqardhje, por planetët ju këshillojnë humbja juaj do të zëvendësohet me diçka më të mirë.

Binjakët – Ditët e ardhshme mund dhe duhet të jenë një pikë kthese për ju. Hëna e re që po afrohet do ju mbushë me kaq shumë ide fantastike saqë me patjetër do të bëni diçka spektakolare.

Gaforrja – Ju mund të keni fshehur gjëra nga shokët dhe familja juaj sot, por për sa kohë mendoni që është më mirë për ta të mos i dinë disa gjëra rreth jush, s’keni pse ndiheni keq. Disa lloje informacionesh më e mira është t’i mbani për vete.

Luani – Përpiquni të mos jeni shumë i paduruar sot, veçanërisht me njerëz që duket qartë se nuk janë aq të paduruar sa ju. Bëni lëshime dhe bashkëpunoni vetëm me ata që ndajnë të njëjtin pasion me ju.

Virgjëresha – Disa njerëz mund t’ju thonë se ëndrrat tuaja janë shumë të mëdha dhe që nuk keni asnjë shans t’i realizoni, por ata e kanë gabim. Hëna e re që po afrohet do t’ju gjejë duke i kthyer disa prej tyre në realitet. Besoni në vetvete.

Peshorja – Hëna e re do t’ju inkurajojë të jeni më aventurierë përgjatë ditëve të ardhshme. Kushdo që beson se ju nuk keni prirjen të rrezikoni do të magjepset për guximin tuaj të papritur.

Akrepi – Duhet të tregoheni më i kujdesshëm rreth gjendjes suaj të parave dhe çështjeve të punës. Rivalët tuaj presin mundësinë të pasurohen në dëmin tuaj, por ata mund t’ia dalin vetëm nëse planet tuaja private bëhen publike.

Shigjetari – Duhet të bëheni seriozë në marrëdhënie. Këtë mund të mos e bëni mbi të njëjtat baza që ndërtohet e ardhmja juaj, por nuk mund të pretendoni që nuk ka asnjë rëndësi për ju. Ka, edhe shumë madje.

Bricjapi – Ju qartësisht nuk keni mungesë energjie për momentin, por a po e përdorni siç duhet? Hëna e re që po afrohet do t’ju ndryshojë dhe do t’ju bëjë t’i përdorni më mirë burimet tuaja.

Ujori – Ju duhet të jeni përgjegjës në mënyrë që të keni rezultatet më të mira. Mos harxhoni kohë dhe energji duke renduar pas gjërave të panevojshme.

Peshqit – Duhet të kuptoni se jo të gjithë mendojnë dhe ndjejnë në të njëjtën mënyrë si ju. Nëse arrini ta kuptoni këtë nuk do të shokoheni aq shumë kur disa prej partnerëve apo njerëzve tuaj të dashur të ikin në drejtime të cilat e keni të vështirë t’i kuptoni./tvklan.al