Dashi- Një ditë e vështirë do të jetë kjo e shtunë për ju. Por në punë do të keni bashkëpunimin e kolegëve dhe do të arrini që të mbyllni në kohë detyrat që u janë caktuar. Kujdes me shpenzimet.

Demi- Sot do të ndiheni shumë energjik dhe do të kërkoni sfida të reja. Planet tuaja mund të zbatohen në mënyrë efikase, por gjithçka do të varët nga puna juaj. Të dashuruarit mund të kenë probleme.

Binjakët- Duhet të tregoni shumë kujdes sot, pasi mund të bini viktimë e ankthit dhe stresit. Do të harxhoni kohë me gjëra të pavlera, të cilat mund t’iu kushtojnë shumë. Mund të merrni një lajm të keq.

Gaforrja- Sot do të arrini që të rikuperoni kohën e humbur kot. Për sa i përket punës, do të merrni një hap të rëndësishëm i cili mund t’iu rezultojë i suksesshëm. Mund të merrni dhe një lajm të mirë.

Luani- Të gjithë ditën e sotme do ta keni të ngarkuar me punë dhe në mbrëmje do të ndiheni shumë të lodhur. Duhet të keni kujdes për sa i përket investimeve, pasi mund të cenoni financat tuaja.

Virgjëresha- Çdo gjë do të jetë nën kontrollin tuaj sot. Do të jeni një njeri me fat për sa i përket çështjeve financiare. Sot është një ditë e mirë për të rinisur edhe njëherë projektet që i keni shtyrë.

Peshorja- Do të arrini që të gjeni balancën mes të ardhurave dhe shpenzimeve dhe në mbrëmje bilancet do të dalin pozitivë. Në punë do të jeni shumë të përqendruar dhe do të mbyllni në kohë të gjithë projektet.

Akrepi- Sot Hëna nuk është në anën tuaj dhe gjatë ditës mund të keni disa probleme. Ju mund të përballeni me probleme në punë dhe do të keni një krizë financiare. Tregoni shumë kujdes me shpenzimet.

Shigjetari- Një ditë e bukur do të jetë kjo e shtunë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Hëna është në anën tuaj dhe ju mund të merrni një lajm të mirë. Financat do t’i keni nën kontroll.

Bricjapi- Disa probleme të vogla do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Kjo situatë do t’u sjellë mërzi dhe nuk do të jeni i përqendruar në punë. Ata që janë në kërkim të një punë të re mund ta gjejnë atë.

Ujori- Do të shoqëroheni me shumë situata negative gjatë ditës. Nuk do të ndiheni i lumtur dhe kjo mund të ndikojë në performancën tuaj në punë. Duhet të tregoni shumë kujdes dhe të shmangni shpenzimet.

Peshqit- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar kohët e fundit, do të rishfaqet sërish. Në punë do të keni disa probleme të vogla, por nuk duhet të shqetësoheni. Tregoni kujdes me financat./tvklan.al