Dashi-Disa thonë se injoranca është bekim, por planetet paralajmërojnë se nëse i injoroni problemet sot, jo vetëm që nuk do të zhduken, por mund edhe të përkeqësohen. Është e nevojshme të merrni një vendim përfundimtar për një çështje personale. E keni shmangur për një kohë të gjatë.

Demi-Thoni atë që mendoni, por përpiquni të kuptoni se sinqeriteti i tepërt mund të çojë në probleme, sidomos me personat e afërt. Ata me të cilët ndani çatinë nuk do ta marrin mirë nëse i kujtoni dobësitë. Tregohuni disi më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të tyre.

Binjakët-Tani që Marsi po lëviz sërish në favorin tuaj, do të jeni më efiçentë dhe më të vendosur në vendimet që do të merrni. Megjithatë mos u kapni pas detajeve, pasi rrezikoni që të humbisni panoramën e madhe. Duhet t’i kujtoni vetes qëllimin madhor.

Gaforrja-Ka ardhur koha që të nisni dhe të bëni plane për diçka të madhe, që do të ketë efekte në plan afatgjatë. Kurajo dhe vetëbesimi për të gjetur dhe zgjidhur problemet që do të dalin rrugës nuk ju mungon. Asgjë nuk do të mund t’ju ndalojë tashmë.

Luani-Duhet të kuptoni se mund të arrini shumë më shumë nëse punoni nga afër me njerëz inteligjentë, sesa mund të arrini vetëm. Ka ardhur koha të lini egon mënjanë dhe të gjeni mënyra të reja për të jetuar.

Virgjëresha-Përpiquni të bisedoni me njerëz me të cilët nuk keni shumë të përbashkëta sot. Mund të surprizoheni dhe të shihni se në fakt kanë ide tepër të mira, nga të cilat mund të adaptoni të paktën një për përdorim personal.

Peshorja-Keni kaq shumë gjëra për të qenë mirënjohës dhe për të parë përpara, por pse dukeni të shqetësuar? Cilado qoftë arsyeja, duhet të dilni sa më parë nga kjo situatë. Është një periudhë tepër e favorshme, ndaj mos i keqpërdoroni mundësitë që keni para.

Akrepi-U bë disa kohë që punoni në prapaskenë, të lumtur për të vazhduar punën pa tërhequr vëmendje. Megjithatë tani ka ardhur momenti që të shkoni në ekstremin tjetër dhe të bëni sa më shumë zhurmë të mundeni. Tregojini botës se ekzistoni.

Shigjetari-Nëse është dikush që duhet të impresiononi, që mund të ndryshojë gjërat për ju, është koha për të vepruar dhe për ta bërë për vete. Me personalitetin që keni askush nuk mund t’ju rezistojë.

Bricjapi-Mos qëndroni të tërhequr dhe merrni iniciativë. Nëse i lini të tjerët që të marrin vendime për ju sot, do të pendoheni më vonë, kur të kuptoni se ajo që kanë vendosur nuk është e duhura për ju. Merrni kontrollin në dorë dhe mbajeni atë.

Ujori-Marsi është shenja juaj dhe do të sjellë një sërë sfidash, por do të sjellë gjithashtu energjinë dhe vetëbesimin e nevojshme për t’i bërë ballë. Kjo është një periudhë testi dhe jeni të destinuar për t’ia dalë sa më mirë.

Peshqit-Nuk duhet të keni frikë për të marrë përsipër rreziqe sot. Mund të jetë e vërtetë se mund të humbisni fillin nëse gaboni diku. Megjithatë kjo nuk duhet t’ju frikësojë. Ajo që është e rëndësishme është që t’i tregoni botës shpirtin tuaj luftarak.

/tvklan.al