Dashi-Anëtarët e familjes mund të të kërkojnë më shumë nga sa mund t’iu japësh sot. Sigurohu të qëndrosh i qetë dhe i përqendruar që të mund të vendosësh cilat çështje janë më urgjentet për t’u zgjidhur. Mos ki frikë t’iu thuash të tjerëve vendimin tënd. Nëse është e mundur, më mirë këshillo se sa ndihmo.

Demi-Ka gjasa të formosh një partneritet me dikë që ndan të njëjtat ide me ty. Do të kërkojnë ndihmë prej teje, por mos u shpërnda në shumë çështje pasi nuk do të jetë në dobi të askujt, aq më pak në tënden. Nëse nuk ia del dot sot, mund të vazhdosh nesër.

Binjakët-Mos u tundo të marrësh përsipër projekte të reja nëse i ke duart e zëna. Dikush nga familja juaj që ka besim absolut në aftësitë e tua do të të japë shumë dashuri e mbështetje. Në dashuri, mund të kaloni momente të lumtura me dikë që po flirtoni pa qenë nevoja të përfshiheni shumë.

Gaforrja-Ke shumë energji fizike sot, por kjo s’do të thotë që duhet të bësh aktivitete të lodhshme, përndryshe do të ndihesh i rraskapitur. Në punë, të tjerët do të jenë të lumtur të ndjekin hapat e tu, kështu që mos ki frikë ta përdorësh pushtetin që mbart.

Luani-Përgjegjësitë mund të jenë duke zënë pjesën më të madhe të hapësirës në mendjen tënde ditën e sotme. Ndoshta i ke premtuar dikujt për ta ndihmuar, por nuk ke kohën dhe energjinë për ta bërë pikërisht tani. Mos ki frikë t’ia thuash këtë pasi mund të krijoni një situatë nga ku mund të dilni të dy të fituar.

Virgjëresha-Një shpërthim i papritur energjie krijuese lidhur me një projekt të dashur do të të pushtojë sot. Frymëzimi do të trokasë dhe do të duash ta shndërrosh në realitet fizik sa më shpejt të jetë e mundur. Të tjerët janë aleatët e tu më të mëdhenj pasi këshillat e tyre të ofrojnë mbështetje dhe inkurajim. Në dashuri, je në sinkron me partnerin.

Peshorja-Vëmendja e të tjerëve do të jetë tek ti sot. Mos u habit nëse do ta gjesh veten në një alternim të çuditshëm nga frymëzimi dhe artikulimi i rrjedhshëm tek një bllokim total i mendjes. Nëse e dyta të ndodh, bëj pyetje në mënyrë që t’iu japësh mundësi të tjerëve të flasin.

Akrepi-Do të ndihesh sikur po bën një vrap që s’mbaron kurrë duke mbaruar detyrat e telefonatat. Mos e shqetëso veten kaq shumë me përpjekjet për të ekuilibruar karrierën me gjithçka tjetër që ke në mendje. Në aspektin dashuror, zhvilloni një diskutim të qetë më partnerin lidhur me disa çështje delikate që të shmangni problemet e mëvonshme.

Shigjetari-Disa shpenzime të papritura mund të të vendosin disi në vështirësi me buxhetin. Në ambientin e punës, bashkohu me harenë e të tjerëve sepse do të të bëjë mirë për humorin tënd të keq. Diskuto planet e së ardhmes me partnerin që të shmangësh surprizat e papritura.

Bricjapi-Një shpërthim i pakontrolluar zemërimi ndaj partnerit do të të shkaktojë humor të keq. Do të arrish të anashkalosh disa shpenzime të cilat kanë qenë në rritje. Në punë, duhet të përpiqesh të bësh kompromis dhe jo të presësh që gjithçka të kryhet sipas mënyrës tënde.

Ujori-Sjellja e dikujt në ambientin e punës po ta vështirëson bashkëpunimin me të pasi po përpiqesh të krijosh një lloj miqësie që nuk të kthehet mbrapsht. Nga ana financiare, ndodhesh në një moment të mirë për të arritur që të fitosh sa më shumë. Këmbëngulja jote do të shënojë një pikë kthese për mirë në jetën e partnerit.

Peshqit-Një romancë e re duket në horizont. Mund të jetë ripërtëritja e marrëdhënies aktuale ose për ata që nuk janë në një lidhje, mund të ndeshen me një person interesant. Financat do të jenë mjaft mirë pasi fati do të kombinohet me idetë e tua brilante./tvklan.al