Dashi – Sot do të bëni të gjitha gjërat që ju pëlqejnë dhe në mbrëmje do të ndiheni shumë mirë. Pas shumë muajsh ju do të gjeni kohën e mjaftueshme për tu kujdesur për veten dhe njerëzit tuaj të zemrës.

Demi – Një takim punë do shkojë brenda pritshmërive. Kjo do të hapë rrugën për të vazhduar me tej projektet tuaja. Mos u zini besë shumë njerëzve që nuk keni marrëdhënie të ngushta.

Binjakët – Sot duhet të ruani qetësinë më shumë se kushdo tjetër. Kushtojini më tepër rëndësi çështjeve të zemrës dhe mos lejoni askënd të prishë rehatinë tuaj. Kaloni kohë me njerëzit që ju falin dashuri.

Gaforrja – Një ditë plot impenjime do të jetë kjo e sotmja. Një ftesë për një udhëtim jashtë do ju gëzojë pa masë dhe do filloni ta mendoni seriozisht. Bëni kujdes me shëndetin.

Luani – Nëse jeni profesionalist kjo gjë do ju ndihmojë gjithmonë, pa marrë parasysh se kush jeni apo çfarë bëni. Mbajeni mend këtë dhe qëndroni me këmbë në tokë. Bëhuni me tolerant me të tjerët.

Virgjëresha – Zgjidhja e çështjeve të pezulluara do të jetë një proces që kërkon impenjim. Duhet të jeni më këmbëngulës, pasi do të merrni rezultatet e dëshiruara.

Peshorja – Sot do të argëtoheni pa masë, pasi njerëzit me të cilët do të shoqëroheni janë të gatshëm për të bërë çdo gjë në mënyrë që ju të kënaqësi. Bëni kujdes me shpenzimet.

Akrepi –Një ditë plot ulje e ngritje do të jetë kjo e sotmja. Do të përballeni me debate dhe konflikte të forta në punë, prandaj përpiquni të ruani qetësinë.

Shigjetari – Sot do të keni shumë punë dhe pothuajse të gjithë ditën do e kaloni në zyrë. Partneri ndihet i lënë pas dore, prandaj ka ardhur momenti të organizoni një festë të vogël, ose një darkë romantike, në mënyrë që ti thoni se nuk e keni harruar.

Bricjapi – Ju i dinit të gjitha pikat tuaja të dobëta dhe të forta, prandaj në situata të ndryshme përdorni “armën” tuaj më të fortë. Mos lejoni askënd të  ofendojë dinjitetin dhe parimet tuaja.

Ujori – Sot do të shpenzoni para për të blerë dhurata për miqtë dhe njerëzit tuaj të zemrës. Kujdes mos e lëshoni shumë dorën, pasi në darkë do të bëheni pishman. Do merrni një ftesë te parezistueshme.

Peshqit – Do e gjeni veten duke zgjidhur telashet e miqve tuaj dhe kjo do ju ngarkojë shumë. Ndonjëherë është më mirë që të rrini të distancuar. Secili dihet të marrë përsipër të zgjidhe vetë problemet.

/tvklan.al