Dashi – Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Gjërat po ecin mirë në dashuri. Në punë gjithçka shkon normalisht. Ajo që duhet të bëni është që të keni në plan të parë zgjidhjen e problemeve kryesore.

Demi– Kjo e hënë nuk do të nisë mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, kjo për shkak të disa problemeve lidhur më profesion apo punën tuaj. Gjërat nuk po shkojnë mirë as në dashuri, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm përballë konflikteve.

Binjakët– Një ditë aspak e mirë e hëna për ju. Në dashuri gjërat nuk shkojnë mirë. Përpiquni të mos i ngrini tonet në raport me partnerin tuaj dhe jini më të ëmbël. Në punë do të keni konflikt me një kolegun tuaj. Ju mund ta kaloni këtë situatë duke lënë mënjanë krenarinë.

Gaforrja– Nuk do të jetë një ditë e keqe kjo e sotmja për ju edhe përse me disa impenjime. Gjithsesi në dashuri pak të reja do të ketë për ju. Një keqkuptim i vogël në dashuri mund të sjellë ndonjë keqkuptim që duhet ta kaloni me humor. Në punë në fakt gjërat po shkojnë më mirë. Lajme të reja në sfond për ju. Është momenti për të mos u nxitur dhe të shfrytëzoni më së miri këtë rast.

Luani– Një ditë e shkëlqyer për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në dashuri shfrytëzoni këtë moment të bukur që po kaloni, në mënyrë që ti jepni më shumë impulse ndjenjave tuaja. Në punë keni nevojë për tjetër ajër. Mendoni se çfarë mund të bëni në të ardhmen, pa lënë pas dore familjen.

Virgjëresha– Edhe pse yjet nuk parashikojnë një ditë negative, ju do të ndiheni disi ë shpërqendruar. Në dashuri këshillohet që të mos i nënvlersoni mundësitë tuaja. Disa situata sjellin konflikte por nuk duhet të jeni gjithmonë ju në ballë të tyre. Jini të qetë për një moment. Në punë nevojitet që ti qendroni strikt objektivave të vendosur.

Peshorja– Një ditë pa probleme dhe pengesa kjo e sotmja për ju. Në dashuri yjet do të jenë me ju, për të kaluar të gjitha momentet jo të mira. Në punë aktiviteti juaj do ecë mirë. Lajme të mira dhe për ata që janë në kërkim të një pune.

Akrepi– Një ditë normale parashikohet për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Përsa i përket dashurisë gjërat po marrin mirë për ju. Në punë gadishmëria juaj është për t’u çmuar. Por duhet të jeni të kujdesshëm pasi për një moment gjithçka mund t’ju kthehet përmbys.

Shigjetari– Për këtë shenjë do të jetë një ditë mjaft e mirë në të gjitha drejtimet. Një ditë përrallore për të dashuruarit dhe çiftet. Programimi i mirë i punës do të bëjë që të finalizoni me sukses objektivat tuaj ku edhe do të merrni shpërblimin.

Bricjapi– Një ditë negative për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në dashuri nuk do mungojnë konfliktet për shkak të xhelozisë. Duhet të kaloni pak kohë vetëm që të reflektoni. Në punë do të keni shumë ngarkesë, por kalojeni me durim sepse gjithçka do të kalojë.

Ujori– Një ditë e zakonshme për ju dhe me normalitet. Në dashuri përpiquni të anashkaloni polemikat e panevojshme me partnerin edhe pse ndoshta nuk do jeni ju shkaktar. Në punë keni nëvojë të ndërroni ambient. Por përpra se të ndërmerrni këtë hap, studiojini gjërat me qetësi në mënyrë që të mos gaboni.

Peshqit– Dita për pjesëtarët e kësaj shenje do të nisë dhe do të mbyllet mirë. Për të dashuruarit do të do jetë nën ndikim të mirë, ndërsa gjërat do ecin në harmoni. Në punët po merrni frytet që keni kërkuar prej kohësh. Gjërat do ecin mirë edhe në të ardhmen.

/tvklan.al