Horoskopi 13 Gusht 2019

Horoskopi 13 Gusht 2019

08:58 13/08/2019

Dashi – Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Disa ndryshime të kënaqshme do të ndodhin së shpejti dhe do t’i kapërcejnë pritshmëritë tuaja.

Demi – Duhet të përfitoni nga periudha që Merkuri vazhdon favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurtë përpara. Projektet private stimulohen edhe nga Hëna.

Binjakët – Do të jeni disi të përgjumur gjatë kësaj dite dhe nuk do t’i shikoni gjërat me pozitivitet. Në mbrëmje, humori juaj do të ndryshojë në mënyrë dramatike.

Gaforrja – Keni për ta shijuar në maksimum ditën e sotme. Duhet të harroni problemet e të tjerëve dhe të argëtoheni sa të mundni. Në mbrëmje do të jeni të parezistueshëm për disa miq dhe të afërm.

Luani – Një qiell i nxehtë ky i juaji, por kjo nuk të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin që zjarrin e tyre t’ju a transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti i kuq ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.

Virgjëresha – Gjatë gjysmës së parë të ditës do të doni të trajtoheni me delikatesë dhe shumë dashuri. Nuk duhet të harroni se edhe të tjerët kërkojnë të njëjtën gjë nga ju. Në mbrëmje këshillohet të ndërroni atmosferën.

Peshorja – Mund të befasoheni nga një surprizë e papritur në fund të ditës. Mund të merrni disa lajme të befasishme dhe disa propozime pune të cilat nuk i prisnit.

Akrepi – Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do të kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjë më pasionantë se kurrë, duke e bërë ditën më interesante.

Shigjetari – Do të mendoni shumë për problemet që keni pasur gjatë javës dhe planet e parealizuara. Në fund të ditës do të gjallëroheni falë ndërrimit të ambientit dhe miqve, të cilët nuk kanë për t’ju lënë vetëm.

Bricjapi – Do të realizoni me vendosmëri planet që keni menduar gjatë ditës së sotme. Duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë dhe jo të mundoheni që ato t’ju përshtaten ju.

Ujori – Do të keni shumë ide interesante për në mbrëmje dhe nuk do t’ju interesojnë pjesët e tjera të ditës, por planet tuaja mund të mos shkojnë ashtu siç i keni menduar.

Peshqit – Dita e sotme do të nisë e qetë dhe paqësore për Peshqit, pikërisht ashtu siç ju e ëndërroni. Atmosfera e mëngjesit do të jetë aq harmonike, saqë ju nuk do të donit të mbaronte kurrë.  /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi