Dashi – Ditë e qetë për të dashuruarit. Do t’i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla. Në aspektin financiar nuk duhet të shpenzoni pa u menduar.

Demi – Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Në planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme.

Binjakët – Dita e sotme nuk do të jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Financat nuk do të jenë të këqija. Përfitoni!

Gaforrja – Do të përjetoni një ditë delikate në çift. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.

Luani – Dita e sotme do të jetë shumë e bukur për të dashuruarit, pasioni do të jetë i zjarrtë. Në planin financiar, nëse iu dalin probleme nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.

Virgjëresha – Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Peshorja – Kur bëhet fjalë për të mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze.

Akrepi – Ata që kanë pasur zënka me partnerin kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.

Shigjetari – Do të ketë turbullira në lidhjen tuaj në çift. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.

Bricjapi – Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift nuk do të jetë e qetë. Në planin financiar, ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet që sot.

Ujori – Sektori i dashurisë do vazhdojë të jete i mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Në planin financiar do të keni disa tronditje te vogla, por probleme të mëdha nuk do ketë.

Peshqit – Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.

/tvklan.al