Dashi- Për sa i përket çështjeve financiare do të jeni me fat sot. Do të keni mundësinë që të kryeni të gjitha blerjet që dëshironi, pa u shqetësuar. Kujdes kur merrni vendime me rëndësi.

Demi- Një ditë e bukur do të jetë kjo e enjte për ju. Problemet shëndetësore që u kanë shqetësuar ditët e fundit do të marrin fund. Duhet të keni kujdes kur debatoni me miqtë, shmangni çdo keqkuptim.

Binjakët- Hëna do të jetë në anën tuaj sot dhe do të keni shumë fat. Duhet të tregoni kujdes, pasi pasdite mund të shfaqen disa probleme dhe ju mund të tregoni një padurim të tepruar.

Gaforrja- Për sa i përket çështjeve të dashurisë do të keni shumë fat sot dhe do të kaloni momente romantike. Ndërkohë do të keni disa probleme të vogla me financat, por gjithçka do të zgjidhet shpejt.

Luani- Në punë do të keni gjithçka nën kontroll dhe plani juaj për një biznes të ri do të ecë shumë shpejt. Me ndihmën e miqve mund të përfundoni në kohë projektet që i kishit nisur më herët.

Virgjëresha- Do të ndiheni shumë të lumtur sot. Do të kërkoni kohë për të qëndruar vetëm dhe për të reflektuar. Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, sot është koha për të marrë vendimin.

Peshorja– Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të rishfaqet sërish. Mos u shqetësoni, gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. Mos shmangni vizitën tej mjeku.

Akrepi- Sot mund të keni në dorë një mundësi për një punë të re, gjithçka do të varet nga ju nëse do ta shfrytëzoni, apo do të dështoni. Për sa i përket çështjeve financiare do të jeni me fat.

Shigjetari- Do të keni gjithçka nën kontroll dhe nga puna do të merrni një lajm shumë të mirë. Puna juaj do të vlerësohet në maksimum nga eprorët dhe mund të keni një rritje në detyrë.

Bricjapi- Do ta nisni ditën me një lajm shumë të mirë që do t’iu gëzojë shumë. Për beqarët do të jetë një ditë me fat kjo e sotmja, por probleme të shumta do të kenë të dashuruarit.

Ujori- Planet tuaja për të ndryshuar ambientin e punës do të finalizohen sot. Tregohuni të matur për vendimet që merrni. Për sa i përket çështjeve financiare do të jeni me fat.

Peshqit- Nëse nxitoheni do të keni pasoja të rënda. Sot do të jeni përball një zgjedhje shumë delikate dhe duhet të tregoni kujdes të shtuar. Veproni me intuitë që të keni sukses./tvklan.al