Dashi – Do të kapni një mundësi për të përmirësuar karrierën ose situatën tuaj financiare sot. Nëse jeni me fat mund të përmirësoheni në të dyja.

Demi – Kjo mund të jetë një ditë e vështirë nëse e lëni imagjinatën tuaj t’ju udhëheqë në një drejtim që nuk mendoni se është i drejtë. Nuk keni nevojë të nisni diçka të re.

Binjakët – Me shumë gjasa do të lëkundeni mes ekstremeve sot në mënyrën se si e shikoni botën. Asgjë e keqe nuk vjen nga kjo nëse i mbani mendimet për vete.

Gaforrja – Do të dëshironi të ndihmoni një shok ose një anëtar të familjes, por më parë duhet të siguroheni që ata e mirëpresin ndihmën tuaj.

Luani – Diçka që ju e shikoni si dështim, dikujt tjetër mund t’i duket si sukses, kështu që mos nxitoni t’u tregoni të tjerëve se ku po gabojnë. Jo të gjithë kanë të njëjtët standarde me ju.

Virgjëresha – E gjithë bota mund të jetë kundër jush dhe ju as nuk doni t’ia dini. Me diellin dhe Plutonin në kushte shumë të mira, ju do të keni fuqinë mendore për të shikuar përtej.

Peshorja – Do të keni më shumë se një mundësi për të përmirësuar situatën tuaj të punës në ditët në vijim. Gjithçka nevojitet të bëni është t’i shfrytëzoni ato në mënyrën më të mirë.

Akrepi – Plutoni, udhëheqësi juaj, lidhet me Diellin sot, duke ua bërë më të lehtë t’i ktheni idetë në realitet, si në jetën personale ashtu edhe në frontin e punës. Jepini vetes pak kohë pushim, një ecje në ajër të pastër do ju bëjë mirë.

Shigjetari – Kjo me shumë gjasa do të jetë një ditë shumë e mirë për ju pasi Plutoni do ju shfaqë shumë mundësi që qëndrojnë të fshehura për shumicën e njerëzve. Por ju jeni special, kështu që shfrytëzojeni mundësinë që ju jep universi.

Bricjapi – Disa herë në jetë ju duhet të bëni gjëra të cilat të tjerët nuk duan që ju t’i bëni. Shpesh duhet të veproni mbi bazën e atyre që zëri juaj i brendshëm ju thotë.

Ujori – Duket se jeni të dyzuar mbi drejtimin që duhet të merrni për momentin. Në secilin rast, më e mira për ju për momentin është të qëndroni aty ku jeni.

Peshqit – Bëni gjithçka që të kaloni kohë me njerëzit që ndajnë ëndrrat dhe ambiciet tuaja, por mos u përpiqni t’u imponoheni. Ju të gjithë jeni liderë dhe fitimtarë. /tvklan.al