Dashi-Është mirë që sot të zgjoheni me ide dhe dëshirë për të rindërtuar veten dhe jetën tuaj që deri dje nuk ju pëlqente.

Demi-I dashur Dem, e Premtja e sotme është plot me ndryshime të mëdha psikologjike dhe ju duhet të gjeni mënyra për të mos u dorëzuar.

Binjakët-E Premtja e sotme favorizon qëndrimin tuaj dinamik ndaj situatave dhe ju çon në vendime të suksesshme.

Gaforrja-Shikojini situatat sot nga një këndvështrim tjetër. Shfrytëzoni sa më shumë aftësinë tuaj kritike për të nxjerrë përfundimet e duhura për njerëzit që takoni.

Luani-Disa çështje që mund të keni lënë pas do të rikthehen sot në qendër të vëmendjes dhe do të bëni mirë këtë herë të mos i lini pas dore dhe t’i merrni seriozisht.

Virgjëresha-Është një ditë e mirë dhe mbi të gjitha, shumë krijuese për ju, pasi vendosja planetare përmirëson në masë të madhe gjendjen tuaj psikologjike. Kushtet janë shumë të favorshme për propozime të reja.

Peshorja-Mos bëni ndonjë veprim të nxituar sot dhe kini kujdes të mos thoni gjëra që më vonë mund të pendoheni.

Akrepi-Kjo e Premte është shumë e mirë për ju, i dashur Akrep, pasi do të zgjidhni shumë probleme të mbetura nga e shkuara.

Shigjetari-Shpirti juaj intelektual do të drejtohej sot ditën dhe duket se në horizont ju presin ndryshime shumë pozitive.

Bricjapi– Mos dilni jashtë planifikimit tuaj sot për të arritur qëllimet. Njerëzit do të kërkojnë shumë nga ju, kështu që ju duhet të prisni dhe të jepni përgjigje në momentin e duhur secilit.

Ujori-Kujdesuni sot të mos dilni fare nga orari juaj, sepse disa probleme që do të shfaqen do t’ju bëjnë të vështirë të kapni programonin që kishin vendosur. Zgjidhni prioritetet.

Peshqit-Dita sot e sotme ju vë në procesin e fillimit të ri në shumë fusha për të cilat keni punuar deri më tani./ tvklan.al