Dashi – Dita e sotme do të jetë pozitive për jetën tuaj në çift. Me partnerin/en do të kuptoheni për mrekulli. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt.

Demi – Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të përjetoni emocione të njëpasnjëshme. Në planin financiar situata do të jetë goxha e mirë dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.

Binjakët – Emocione të zjarrta dhe të papërshkrueshme për ata që janë në një lidhje. Do të jeni pasionantë dhe të gatshëm për eksperienca të reja. Në aspektin financiar duhet të mendoheni mirë se çfarë duhet të bëni.

Gaforrja – Do të keni debate me partnerin/en gjatë kësaj dite. Mundohuni t’i zgjidhni me qetësi. Sa i përket financave, nuk duhet të rrezikoni shumë sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Luani – Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Në aspektin financiar do t’ju buzëqeshë fati dhe situata do të përmirësohet.

Virgjëresha – Sot do të jeni xhelozë dhe kjo gjë nuk do t’i pëlqejë partnerit/es. Mos e teproni. Në planin financiar, nuk është koha për të bërë investime.

Peshorja – Marrëdhënia në çift sot do të jetë e qëndrueshme. Dita do të kalojë për mrekulli. Financat do t’i menaxhoni me kujdes, nuk priten probleme.

Akrepi – Ditë e komplikuar për ata që janë në një lidhje. Do të përballeni me zhgënjime. Në planin financiar, do të ndërmerrni disa veprime që do të stabilizojnë situatën.

Shigjetari – Do të jetë ditë e mrekullueshme për të dashuruarit. Partneri/ja nuk do të reshtin së surprizuari. Në aspektin financiar priten disa përmirësime të vogla.

Bricjapi – Ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do të jenë të shumta. Sa i përket financave, situata do të fillojë të përmirësohet.

Ujori – Kujdes me personin që keni në krah. Mos mendoni se keni çdo të drejtë mbi të dhe mund të silleni si të doni. Edhe në aspektin financiar duhet të shpenzoni me kujdes. Të ardhurat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Peshqit – Marrëdhënia në çift do të jetë pozitive gjatë kësaj dite. Do të jeni dakord për çdo gjë me partnerin/en. Sa i përket aspektit financiar, duhet të tregoni më të kujdesshëm dhe mos i besoni shumë instiktit. /tvklan.al