Dashi – Para se të kritikoni të tjerët se presin shumë pa dhënë asgjë, sigurohuni që të tjerët nuk do të mund t’ju kritikojnë juve për të njëjtën gjë.

Demi – Duhet të gjeni rrugën e duhur si të silleni dikë që nuk e duroni dot. Ju pëlqen apo jo, ju duhet të punoni në të njëjtin vend. Harroni ndryshimet tuaja dhe fokusohuni në ato që keni të përbashkëta.

Binjakët – Jeta nuk është një gara dhe fituesi nuk është gjithmonë ai që lëviz më shpejt. Do të ishte veprim i zgjuar nga ana juaj nëse ulni pak ritmin sot. Shpejtësia nuk është gjithçka.

Gaforrja – Pavarësisht se si ju kanë shkuar punët sëfundmi, tani keni një motiv të ri për të vazhduar përpara. Mos i mohoni vetes asgjë. Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë duke u shqetësuar për pasojat.

Luani – Mos u mbyllni në guaskën tuaj pasi jo vetëm ju keni gjëra të rëndësishme për të bërë. Dikush dëshiron t’ju vlerësojë për përpjekjet tuaja të fundit. Mos e largoni atë nga vetja.

Virgjëresha – Është koha për të folur hapur dhe për ‘tua bërë të ditur të tjerëve se ju nuk i miratoni veprimet e tyre. E vërteta nganjëherë vret.

Peshorja – Të gjithë sytë do të jenë mbi ju sot megjithëse ju shpesh nuk jeni në qendër të vëmendjes. Sjellja juaj do të vihet re nga një person me pozitë dhe mund t’ju ofrojë ngritje në detyrë ose rritje rroge.

Akrepi – Gjithçka duket se shkon mirë në botën tuaj për momentin. Pikëpamja juaj pozitive mbi jetën do të sjellë si rritje personale ashtu edhe profesionale.

Shigjetari – Keni ndjesinë sikur çdokush dhe gjithçka mund t’ju prekë. Mos nguroni të pranoni se keni nevojë për një sup që të qani. Edhe titanët kanë nevojë për mbështetje emocionale.

Bricjapi – Aktiviteti kozmik në fushën e shoqërisë do e bëjë më të lehtë për ju të fitoni njerëz të rinj që mbështesin mënyrën tuaj të të menduarit, edhe nëse ajo është gabim. Por mos prisni që ata të shpenzojnë shuma parash për ju. Nuk do të ndodhë.

Ujori – Keni pritur mjaftueshëm në margjina dhe tani është koha të merrni qendrën e skenën. Tregojini botës çfarë mund të bëni dhe të jeni të sigurt se do të jeni i suksesshëm.

Peshqit – Dukeni më i relaksuar sot. Është e çuditshme se sa mirë të bën të ndihesh jeta kur nuk shqetësohesh për gjithçka dhe jetoni duke shijuar momentin. Do të ndiheni tepër mirë sot. /tvklan.al