Dashi – Stresi do të bëjë që të jeni më pak të komunikueshëm sot. Nuk do të dëshironi që të flisni me asnjë njeri. Kjo mund të jetë e vështirë pasi shumë njerëz do të vijnë të kërkojnë ndihmën tuaj. Qëndroni të qetë, kjo ndjenjë do të kalojë.

Demi – Për shkak të ngjarjeve që do ndodhin gjatë kësaj dite, do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse partneri do ndihet i vetmuar dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Nëse nuk merrni masa për të ulur shpenzimet do të përballeni me vështirësi në planin financiar.

Binjakët – Dëshironi që ta kaloni mbrëmjen duke lexuar ose punuar në një projekt që keni nisur vetë. Sidoqoftë disa telefonata do t’ju prishin ritmin e ditës.

Gaforrja – Sot do të keni një ndjenjë të çuditshme sepse mendoni se diçka po shkon keq. Kjo do t’ju prishë ditën, kështu që është mirë që të telefoni personin që mendoni se është në telashe.

Luani – Ditë e këndshme dhe e mbushur me dashuri kjo e sotmja për çiftet. Dialogu do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës dhe nuk do të përballeni me mosmarrëveshje. Financat nuk do të jenë të këqija megjithatë yjet këshillojnë ende maturi me shpenzimet.

Virgjëresha – Sot do të jetë e vështirë të ruhet harmonia dhe paqja në çift. Do të debatoni me partnerin për një temë delikate dhe nuk do të bini dakord në disa pika. Me financat do të keni vështirësi. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.

Peshorja – Do të dalin në dritë disa sekrete për të shkuarën tuaj ose të personit të zemrës. Mund të habiteni paksa, por do të jetë një zhvillim interesant. Mundohuni që të shkruani ndjenjat në një letër në mënyrë që t’i kontrolloni sa më mirë.

Akrepi – Një sekret që donit të qëndronte mes jush dhe një miku të ngushtë do të zbulohet dhe do ta mësojnë disa persona të gabuar. Do t’ju kaplojë një ndjenjë tradhtie, por mos u ktheni kundër miqve të ngushtë. Duhet të mësoni nga gabimet.

Shigjetari – Kërkesat në vendin e punës po ju stresojnë. Duket sikur kolegët po përfitojnë nga jo. Kjo mund të bëjë të filloni të mendoni të ndryshoni punë. Kjo në fakt është një ide e mirë, por do të duhet disa ditë derisa të merrni vendimin përfundimtar.

Bricjapi – Jupiteri do iu sjellë shumë fat gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do të ndiheni në harmoni të plotë pranë atij që dashuroni dhe nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër. Disa do të kenë edhe disa përmirësime falë kujdesit dhe maturisë që kanë treguar.

Ujori – Bëni çmos ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse do të keni probleme më vonë dhe do të mërziteni. Financat do të jenë të mira, por jo të shkëlqyera kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit – Fillime dhe mundësi të reja po shfaqen në horizont. Do të dëshironi që të lëvizni jashtë shtetit. Një pjesë e juaja kërkon aventura, por një tjetër kërkon që të rregulloni në një vend. Mos dilni në konkluzione të papritura.  /tvklan.al